Abraham Linkolni ka deklaruar: "Nuk i lexoj letrat, në të cilat më fyejnë dhe më kritikojnë, e as që i hap fare. Sikur të merresha me to, nuk do të mund të bëja gjë për popullin tim."
"Prandaj ti mos ua vë veshin fjalëve të tyre."[1]
"Ne tokën dhe qiellin dhe atë që ndodhet midis tyre e krijuam me urtësi. Çasti i ringjalljes pa dyshim do të vijë, andaj ti falë me zemërgjerësi."[2]
"Ti largohu prej tyre dhe thuaj: Mbetshi në paqe! – e ata vërtet do ta kujtojnë!"[3]
Nuk më brengos kur më qortojnë keqdashësit,
ngase me siguri për mua nuk dinë asgjë.
Këto vargje, gjithashtu, na tregojnë se çdo fyerje, gënjeshtër, qortim dhe sharje nuk mund ta dëmtojë njeriun fare.
Prandaj muslimani nuk duhet t’i kushtojë vëmendje kësaj, e as të shqetësohet për këtë.
Është e njohur thënia e një admirali të shquar amerikan kur armiqtë e kritikonin dhe sulmonin shumë, në të cilën ai deklaron: "Kurrfarë kritike nuk mund të më tundojë, ngase kam shumë përvojë dhe kam jetuar mjaft vite, kështu që e di se fjalët e kota nuk mund të mohojnë famën e dikujt, as të rrënojnë muret e forta."
Çka këndojnë për mua poetët?
I kam kaluar të dyzetat, vallë a s’e dinë?
Nga Isai (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), transmetohet të ketë thënë: “Dhe duaji armiqtë tuaj.”
Domethënia e këtyre fjalëve është që ndaj të gjithë njerëzve, madje edhe ndaj armiqve, duhet të sillemi me shumë mëshirë dhe falje. Në këtë mënyrë do të ikim nga mallkimet dhe sharjet e tyre.
"Për ata të cilët, edhe kur kanë me bollëk edhe kur kanë pak, japin, të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ua falin njerëzve - ndërsa Allahu i do ata që kryejnë vepra të mira."[4]
"Unë tani s’do t’u qortoj; tha ai, Allahu do t’ua falë mëkatin, Ai është më i mëshirshmi nga të gjithë të mëshirshmit!"[5]
"Ndërsa Allahu tanimë e ka falur atë që ka qenë më parë."[6]