BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
UrtësiPerfundimSi te behesh njeriu me i lumturButesia ndihmon në realizimin e qellimeve Rehatia eshte ne Xhenet Cmimi i fjaleve te kota Ji i vendosur Marrja e vendimeve Kenaqesia e Allahut ska cmim Shperblimet per besimtaret e vertete Gjema ne luginen e palmave Ji i kenaqur me Allahun Cdo gje e gjalle e madheron Allahun Nese ke deshira te bukura, lutjet do te plotesohen Allahu eshte mbrojtes i mjaftueshem dhe deshmitar Mrekullite e njerezve te mireNganjehere e keqja e sheron njeriun Ju nuk do te mund ta shtyni ate e as ta shpejtoniRrefimi per vdekjen Nga vdekja nuk shpeton dotAllahu eshte i meshirshem ndaj roberve te Vet Kur kerkon, kerko nga Allahu Rrefimi per njeriun qe Allahu i ka dhene shume te mira Ai leshon shi nga qielli Allahu te jep furnizim nga se pret fareAllahu eshte i Meshirshem ndaj roberve te Tij Kush jane evliate? Mos e teproRruga e maturiseKush e beson Allahun e ka udhezuar zemren e vetTe gjithe atyre, edhe te pareve e edhe te dyteve, u ofrojme dhuratat e Zotit tend Preokupoheni me synimin per te qene sa me i pasur Mos u bej kaotik ne jete Hiq dore nga e pamundura Mos u bej jo i natyrshem Mos e injoro mundin e te tjereve Çka mbjell, do të korrëshMos e nencmo asnjerin Shuaje zjarrin e armiqesise para se te merr flake Nese je i shendetshem dhe i ngopur, e tere bota eshte e jotja Pergatitu per veshtiresi Njeriu mund te jete i qete edhe ne varferi Shqetesimi nuk te sjell asgje te mire Jane te humbur ata qe i luten dikujt tjeter pos Allahut Sa mosmirenjohes qe jemi Fatkeqit e vertete Te lumturit e vertete Rrëfimi per sahabiun Xhulejbib (Allahu qofte i kenaqur me te) Stolitë më të mëdha të njeriut Ndersa kur semurem, Ai me sheron Thesaret e mbeturaBegatia eshte sproveUdherrefyesit per kerkues Allahu i mbron besimtaret Shendeti dhe koha e lire Kujdesu per vellain tend Frytet e kenaqesise Merr mesim nga sprovat O njeri, mos u deshpero Optimizmi dhe pesimizmiMos u deshpero, armiku yt do te gezohetBesimtaret dhe jobesimtaret grinden per Zotin e tyreMos u deshpero ditet jane te ndryshme Allahu Mos u dëshpero dhe shiko argumentet e mrekullueshme te Allahut në kozmos Mos u deshpro dhe dije se vetem permes leximit mund te permiresosh dukshem aftesite tua Mos u deshpero per shkak te gjerave materiale ngase ato nuk kane vlere te vertetNë durim jane te gjitha te mirat Mendimi i mire per Allahun largon pikellimin Urtesia ne durim Si kane jetuar me te miret Celesi i lumturiseKuptimi i kesaj bote Armiqte e rregullit te Allahut Perjetesia ne ahiret Veprat e mira dhe virtytet të shpijne ne jete te lumturFama e humbur Nuk ben pa shokUne jam para deres Duaja e mazllumit Denimi i Allahut Tek Allahu arrijne fjalet e bukura Atehere, cfare eshte lumturia? Te kuptuarit e jetes se bukur A nuk ta beme gjoksin te gjere Xheneti dhe XhehenemiSecili e kerkon lumturine, por... Degjo ne qetesi Fjalet e Allahut Zoti nuk ben padrejtesi dhe nuk persekuton Nenat e lavderimit Kujtimi i mire eshte jeta e dyte Lumturine e jep Allahu Kjo mund te jete e mireDituria eshte udhezim dhe ilacE keqja ka edhe ane pozitive Dy fjalë të frymëzuara Gjej mbeshtetje te Allahu Ruaju nga kater gjera! Mos ke frike! Me te vertete, ti do te ngadhenjeshFeja jonë eshte tolerante Detyrimet ndaj vellezerve Ki kujdes nga pasionetBazat e rehatiseMos u deshpro, feja jone eshte e lehte Dashuria e verteteShperblimi yt eshte XhenetiNamazi i natësUdhetoni dhe lexoni ajetet per fuqine Rrethohu gjithnjë me miq Jeni të kujdesshëm Llogarite vetveten Lexo shume dhe mendo Dituria e dobishme dhe e dëmshme Veprat e mira janë rruga e lumturisë Minutat e jetës tënde janë të shtrenjta Perkushtoju punes se dobishme Mos u deshpero per shkak te furnizimit ngase cdo gje e ka afatin e vet te percaktuarNatyra qe e krijoi Allahu Vullneti i celikte Ekzistojne shkalle te ndryshme te mosbesimit Besimi eshte rruga e shpetimitSi përsiatin të paditurit!?!Në fund të gjithë e pranojnëEdhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme Kisra dhe plaka Dije që çdo mizor do të dalë para Allahut Permbahuni tri gjerave Vetëm te Ti mbështetemi Gjej mbështetje Allahun Ruaje pamjen e jashtme por mos e harro edhe të brendshmenCilësitë e besimtaritPorosi per ata qe jane ne sprove Shoqëria e keqe është shkak i shumë prapësivePrej princit deri te marangozi Kenaqesia me percaktim eshte adhurim Jeta eshte e bukur Mos u bëj lakmues i famës sepse ajo fsheh shumë rreziqe Kurani... libër i begatshëm Virdi i mengjesit Sadaka të bën zemërgjerëMos u hidhëro Nisu për në namaz Fama dhe e keqja që vjen prej saj Prej nga është sajuar lumturia Ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i bukur është Ai Vështirësitë pastrojnë nga mëkatet Makutëria nuk sjell asgjë Përse nuk i shikoni krijesat si janë krijuarHulumto bukuritë e gjithësisë Fyerja dhe sharja nuk mund të dëmtojnë Mos u friko nga qyqarët dhe alarmet e tyre të rreme Shtrati me dhe i Sufjan eth-Theurit Shija e ëmbël e lirisë Lidhur me përcaktimin Konditat për qetësi të shpirtit Lidhu vetëm me Allahun Kujdes me pasurinë, "nuk dështon ai që planifikon" Njerëzit shpesh janë kundër teje, jo për ty Istigfari hap çdo derë Depresioni është derë drejt vetëvrasjes Mos u dekurajo, kjo është rrugë e shkatërrimit Mos u dëshpëro ngase çdo e keqe do të kalojë Mos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpero dhe shiko argumentet e mrekullueshme te Allahut n kozmos
Mos u dëshpero dhe shiko argumentet e mrekullueshme te Allahut në kozmos
Aid el Karni
Nëse e shikon me kujdes natyrën dhe dritën rreth vetes, do të vëresh shumë gjëra të çuditshme që do ta mbushin shpirtin dhe do të largojnë nga të gjitha pikëllimet dhe brengat.
 
Në përmbledhjen e haditheve të Buhariut dhe të Muslimit citohen shumë shembuj të mrekullive të Allahut në natyrë. I tillë është edhe rrëfimi i Xhabir ibën Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të), sipas të cilit ai me disa shokë të tjerë e kishin shuar urinë nga një pemë tërësisht e thatë e hurmës.
 
Xhabiri rrëfen: “I Dërguari i Allahut na dërgoi në një mision dhe e emëroi Ebu Ubejdën të jetë udhëheqësi ynë, ne duhej të takoheshim me një karvan të kurejshëve, pasi nuk mundi të gjejë asgjë tjetër i Dërguari për të na dhënë, na e dha vetëm një enë me hurme për udhëtim, kështu që nga ajo ditë ne vazhduam tutje, Ebu Ubejde na jepte nga një hurme për çdo ditë.”
 
Transmetuesi i hadithit e pyeti Xhabirin: “E çfarë bëtë vetëm me një hurmë.”
 
Xhabiri iu përgjigj: “Ne e shtrydhnim atë hurmë gjatë tërë ditës dhe e pinim ujin e saj sikurse që bën fëmija, e kjo ishte e mjaftueshme për ne deri sa vinte nata. Ne pastaj i shtypnim gjethet e pemëve me shkopinj që të lageshin e pastaj i përtypnim e i hanim ato. Kur arritëm në brigjet e detit ne pamë diçka që dukej si një dunë e madh - një kodër rëre e madhe nga një distancë, kur arritëm më afër, ne e kuptuam se ajo ishte një krijesë e madhe e detit që e quanim el-Anbar (balenë). Ebu Ubejde e shiko dhe na tha se kjo ishte një kafshë që ka vdekur pa u therur për këtë arsye ajo nuk ishte e ligjshme për ta ngrënë.
 
Ai pastaj na tha: “Por, ne jemi dërguar nga i Dërguari i Allahut, ne kemi qenë në rrugë të Allahut dhe tani ne jemi në një situatë të tmerrshme - kështu që hani të gjithë ju nën detyrimin e domosdoshmërisë.”
 
Xhabiri vazhdon rrëfimin: “Ne, që të gjithë treqind prej nesh, jemi ushqyer prej kësaj krijesë për një muaj rresht derisa ne u ngopëm, më kujtohet se si ne i morëm shtizat dhe hapëm një gropë në prizë të syve të krijesës, nga brendësia e syrit ne nxirrnim copa të mëdha të dhjamit, në madhësi të një demi. Aq e madh ishte kjo krijesë sa që kur Ebu Ubejde i thirri trembëdhjetë njerëz të vinë deri në gropën e syrit të krijesës kishte hapësirë ??të mjaftueshme për të akomoduar që të gjithë ata. Ai gjithashtu mori një nga brinjët e tij dhe e ngriti atë mbi tokë, pastaj ai e gjeti devenë më të gjatë, e i tha njeriut tonë më të gjatë për të hipur në deve dhe ata ishin në gjendje të kalojnë nën brinjët e krijesës.
 
Së fundi, kur e vendosem për kthimin, ne u furnizuam me mish dhe yndyrë të mjaftueshëm, kur arritëm në Medine, shkuam tek i Dërguari i Allahut dhe i treguam atij se çfarë kishte ndodhur me ne prej merakut se mos kishim gabuar ndonjë gjë.”
 
E i Dërguari i Allahut na tha: “Ky është furnizimi që Allahu ka marrë nga deti për ju, a keni ndonjë copë të mishit të saj me vete për tu ushqyer edhe ne prej saj?”
 
Xhabiri rrëfen: “Ne i dërguam disa copë mish të Dërguarit dhe ai hëngri prej saj.”
 
Shumë herë kishte ndodhur që natyra me vullnetin e Allahut ka qenë zemërgjerë dhe shpëtimtare për besimtarët. Këto janë ligjet e Allahut dhe ato kurrë nuk ndryshojnë.
 
"Zoti ynë është Ai që çdo gjëje që krijoi i ka dhënë atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si t’i përdor ato."[1]
 
Kur në tokë mbjell një farë dhe kur atë ta lagë shiu i bollshëm, shikon që ajo mbinë për bukuri dhe rritet si filiz i bukur.
 
"O njerëz, si mund të dyshoni në ringjallje, po Ne u krijojmë nga dheu, pastaj nga një pikë fare, pastaj nga një ngjizje, pastaj nga një copë mishi me gjymtyrë të dukshme dhe të padukshme, pastaj u tregojmë fuqinë Tonë! Kurse në mitra vendosim çka dëshirojmë, deri në një afat të caktuar, pastaj bëjmë që të lindni si foshnje dhe që pastaj të rriteni deri në moshën e burrërisë; disa prej jush vdesin, kurse të tjerët e përjetojnë pleqërinë e thellë, madje për një moment harrojnë atë që e mësojnë. Edhe ti shihe tokën si ka vdekur, por kur mbi të e lëshojmë shiun, ajo fërgëllon dhe gufon, si dhe prej saj mbinë bimësi gjithfarësh, ngase ekziston Allahu dhe Ai mund t’i ngjallë të vdekurit, si dhe Ai mund të bëjë gjithçka."[2]
 
"Zoti ynë është Ai që krejt asaj që krijoi i dha atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si ta përdorë atë."
 
Ebu Davudi në Sunen ofron përshkrime impresive të bukurive natyrore të cilat na japim shumë mësime.
 
"Zoti ynë është Ai, që krejt asaj që krijoi i dha atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si ta përdorë atë."
 
Doktori Zeglul Nexhari në studimin e vet për argumentet nga kozmosi, citon shembullin e yllit që me mijëra vjet me shpejtësi të pabesueshme përhapë dritën e vet jashtëzakonisht të bukur. Megjithatë ajo dritë akoma nuk ka arritur në Tokë.
 
"Dhe betohem me vendet prej nga ndriçojnë yjet."[3]
 
"Zoti ynë është Ai, që krejt asaj që krijoi i dha atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si ta përdorë atë."
 
Në revistën Lajmet e reja e vitit 1953, citohet rasti kur një balenë prej 80 mijë kilogramësh kishte notuar deri në Paris. Ajo kishte kaluar përmes kanaleve të lumenjve përderisa kishte ngecur për një kohë në lumë, e kishin munduar ta shikojnë shumë njerëz. Këtë pamje të gjithë e kanë mbajtur në mend për një kohë të gjatë.
 
U deshën dhjetë traktorë që të lidhën njëri pas tjetrit për transferimin e saj dhe një makinë e madhe për ta tërhequr, balenën e shfaqën për një muaj dhe i lejuan njerëzit të hyjnë në stomakun e saj që e ndriçuan me energji elektrike, si dhe dhjetë njerëzit mund të hynin në stomak përnjëherë.
 
Por mbikëqyrësit e balenës dhe policia e qytetit, nuk mund të binin dakord se ku ta vendosnin balenën, ata ishin të frikësuar për ta vënë atë mbi vagonët e trenit nga frika se i shemb ata dhe binarët e trenit. Edhe pse mosha e balenës ishte jo më shumë se 18 muaj e gjatësia prej 20 metra.
 
"Zoti ynë është Ai, që krejt asaj që krijoi i dha atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si ta përdorë atë."
 
Milingona ushqimin e vet e mbledh gjithë verën që të mund të jetojë në dimër, ngase dimrit ajo nuk mund të lëvizë jashtë folesë së milingonave. Me aftësi të jashtëzakonshme ajo thyen kashtërat, grumbullon kokrrat e vogla si dhe ushqimin tjetër dhe me mund i sjell në shtëpinë e vet. Gjarpri, ndërkaq, kur mbetet pa ushqim shtiret si i vdekur në mënyrë që afër tij të lëshohen shpezët që bëhen prê e tij dhe ushqim për të.
 
"Zoti ynë është Ai, që krejt asaj që krijoi i dha atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si ta përdorë atë."
 
Tano do të tregojmë disa shembuj lidhur me vetitë e mrekullueshme të palmave dhe të hurmave që i ka përmendur dijetari Abdurrezak es-San`ani.
 
Muamer ibën Rashid el-Basri tregon: "Unë pashë në Jemen një kalavesh të rrushit që kishte madhësinë e një ngarkesë të plotë që është vendosur mbi një mushkë."
 
"Nga qielli ne lëshojmë ujë si bekim dhe bëjmë që, me ndihmën e tij, të mbijnë kopshtet dhe gruri që korret si edhe palma të larta në të cilat janë frytet e grumbulluara njëra mbi tjetrën."[4]
 
Të gjitha bimët ushqehen me ujë, varësisht nga ai bimët kanë ose lule të bukura ose gjemba.
 
"Në Tokë ka vise që kufizohen njëra me tjetrën si dhe kopshte të mbjella me rrush, edhe ara, edhe palma me shumë degë, edhe palma vetëm me një; ndonëse pinë një ujë të njëjtë, frytin e disave e bëjmë më të shijshëm se sa të tjerave. Vërtet këto janë argumente për njerëzit që kanë mend."[5]
 
Çdo bimë është e pajisur me një sistem të mbrojtjes që është specifike vetëm për të. Disa janë të ndërtuara me mbështjellës të fort, e disa kanë gjemba dhe me ata mbrojnë veten dhe disa janë të hidhura në shije dhe djegin.
 
"Zoti ynë është Ai, që krejt asaj që krijoi i dha atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si ta përdorë atë."
 
Ekspertët e astronomisë kanë dëshmuar shkencërisht se gjithësia është duke u zgjeruar dhe ky zgjerim ngjan sikurse zgjerimi i balonës.
 
"Ne qiellin e krijuam me fuqinë Tonë, kurse Ne, me të vërtetë, mund të bëjmë edhe shumë më shumë."[6]
 
Nga ana tjetër, Toka vazhdimisht po “tkurret” ngase po rritet vazhdimisht niveli i detit.
 
"Si nuk shikoni që Ne Tokën po e ngushtojmë duke ia zvogëluar viset kufitare? Kurse Allahu gjykon! Vendimet e Tij askush nuk mund t’i mohojë dhe Ai bën llogari të shpejtë."[7]
 
"Zoti ynë është Ai, që krejt asaj që krijoi i dha atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si ta përdorë atë."
 
Gazeta Fejsal shpesh sillte lajme dhe fotografi për fryte pemësh dhe perimesh jashtëzakonisht të mëdha. Kështu, për shembull, kishin fotografuar një kokë qepe prej 3,5 kg me një diametër total prej 30 cm dhe një rrepë prej 22 kg me një diametër total prej një metri. Gjithashtu e kishin fotografuar një domate kolosale nga Meksika  diametri i së cilës ishte 60 cm. Të gjithë këta janë shembuj edukativ të cilët na i ofron Allahu në natyrën rreth nesh.
 
"Zoti ynë është Ai, që krejt asaj që krijoi i dha atë çka i nevojitet, pastaj e frymëzoi si ta përdorë atë."
 
Në kokë gjenden katër lëngje që i shërbejnë njeriut të funksionoj normalisht: ëmbëlsia në gojë që ndikon në përzierjen e mirë të ushqimit dhe të pijes; ngjitësi në hundë që e parandalon pluhurin nga hyrja; kripërat në sy që i pengojnë nga tharja; si dhe lagështia në veshë që i mbrojnë nga insektet dhe nga e keqja në përgjithësi.
 
Njeriu, gjithashtu, duhet t`i kushtojë vëmendje të madhe trupit të vet, ngase ai është përplot organe të përsosura të cilat aludojnë për Zotin fisnik.
 
"Edhe te vetë ju ka argumente, si nuk i shihni!"[8]
 
Njerëzit janë gjithashtu të prirë me aftësi të shumta për të cilat shpesh as që mendojnë dhe as që e falënderojnë Allahun për këto të mira.
 
"Sikur të mos ishte mirësia e Allahu dhe mëshira e Tij ndaj teje, disa individë prej tyre kishin planifikuar të mashtrojnë – por e mashtruan vetëm veten e tyre, kurse ty nuk të dëmtuan fare. Allahu ty ta shpall Librin dhe urtësinë, si dhe ta mëson atë që nuk e ke ditur; sa e madhe është mirësia e Allahut ndaj teje!"[9]
"Lexo: - Zoti yt është fisnik që ta mëson penën, i Cili njeriut ia mëson atë që nuk e di."[10]
"Allahu ju nxjerr nga barku i nënës suaj, ju nuk bëni gjë dhe ju jep dëgjim, shikim dhe mendje për të qenë falënderues."[11]
"E mësuam të punojë mburoja për ju që t’u mbrojnë në luftë me armikun – andaj përse nuk jeni mirënjohës? "[12]
"Ata e mohojnë para se ta kuptojnë tërësisht ç’ka në të, kurse ende nuk u ka ardhur as komenti i kësaj; kështu kanë mohuar edhe ata para tyre, ndaj i shiko si kanë përfunduar tiranët! "[13]
"Ne ua prezantuam dëshmitë, gjithë njëri më i madh se tjetri, edhe në vuajtje i hodhëm që të vijnë në vete."[14]
 
Zemrat e njerëzve egërsohen dhe shqetësohen vetëm kur e harrojnë Allahun.
Hasan el-Basriu deklaron: “O njeri, Musai (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), tri herë e ka kundërshtuar Hidrin, andaj ai i kishte thënë: ‘Tani unë dhe ti po ndahemi.’ Andaj si është puna me ty që i kundërvihesh Allahut disa herë në ditë. A nuk të mjaftojnë si paralajmërim fjalët e Hidrit."


[1] Ta-Ha, 50

[2] Haxh, 5, 6.

[3] Vakia, 75.

[4] Kaf, 9, 10.

[5] Rrad, 4.

[6] Dhariat, 47.

[7] Rrad, 41.

[8] Dharijat, 21.

[9] Nisa 113.

[10] Alek, 3-5.

[11] Nahl, 78.

[12] Enbija, 80.

[13] Junus, 39.

[14] Zuhruf, 48.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com