Allahu i lartësuar thotë: "Dita juaj tashmë është përcaktuar, nuk mund ta ndalni as ta shpejtoni për asnjë moment."[1]
Dijetari Tantavi gjithashtu përmend edhe një rrëfim për vdekjen. Në realitet, një autobus ishte përplot me udhëtarë. Vozitësi vazhdimisht kthente kokën sa majtas e sa djathtas, gjersa në fund e ndaloi autobusin. Kur e pyetën përse e ndaloi autobusin, ai u tha se dëshironte ta merrte një plak, i cili i kishte kërkuar të ndalonte. Udhëtarët i thanë se nuk shikonin askënd, por ai ngulte këmbë dhe përsëriste duke bërë me shenjë drejt tij. Befas vozitësi vetëm mori frymë thellë dhe vdiq në ulëse.
Prandaj, në atë moment i kishte ardhur çasti i vdekjes dhe ai nuk ka mundur ta anashkalonte, siç thotë Lavdiploti:
"Thuaj:‘Ditën tashmë e keni të caktuar, nuk mund ta ndaloni e as ta shpejtoni për asnjë çast.'"[2]
Disa njerëz kanë shumë frikë nga vdekja, janë të kujdesshëm dhe frikacakë, por vdesin në vendet më të sigurta.
"Atyre që nuk luftuan, kurse për vëllezërit e vet deklaronin: 'Sikur të na kishin dëgjuar, nuk do të vdisnin’, u thuaj: 'Ani ikni ju vdekjes, nëse e thoni të vërtetën!'"[3]
Është shumë e çuditshme se si ne nuk mendojmë për takimin me Allahun dhe nuk e urrejmë këtë botë kalimtare. Për vdekjen flasim vetëm kur tek ne zgjohet frika.