Njeriu duhet të ketë kujdes dhe të ruhet mirë nga epshet. Ato e shpijnë në devijim, i njollosin zemrën dhe ia rrënojnë jetën. Nëse muslimani dëshiron të jetë i lumtur, duhet të ruhet nga "vajtimet e rrema poetike", në të cilat poetët lartësojnë pasionin e vet dhe trillet e ulëta. Këto janë poezi në të cilat madhërohet dhembja e ndarjes, dëshira për bashkim fizik dhe të ngjashme.
"Pa Më thuaj kush mund të udhëzojë atë që e merr pasionin e vet për zot, atë të cilin Allahu, duke e njohur, e ka lënë në devijim dhe i ka vulosur veshët dhe zemrën e tij, kurse në sy i ka vënë perde? Kush, nëse jo Allahu, do t’ia tregojë Rrugën e drejtë? Përse nuk mbledhin mendjen?"[1]
"Dhe mos dëgjo atë, zemrën e të cilit e kemi lënë indiferent ndaj Nesh, të cilët kanë ndjekur pasionin e vet dhe veprimet e të cilëve janë larg logjikës."[2]
"Dhe prandaj të mos devijojë assesi nga besimi ndaj Tij, ai i cili nuk i beson Atij dhe i cili e ndjek pasionin e vet, e të bëhesh prej të humburve."[3]
"Pa Më thuaj, a do të jesh ti rojtar për atë që e ka marrë pasionin e vet për zot."[4]
Një poet ka thënë:
Unë e kam caktuar ndëshkimin tim,
ngase i jam dorëzuar pasionit me vetëdije.
Këto vargje mund t’i hasim shpesh në poezinë e Andaluzisë, Spanjës Islame, ngase ata çonin një jetë jashtëzakonisht materialiste dhe i ishin dorëzuar pasioneve dhe luksit.
Njerëzit janë ankuar në lidhje me dhimbjen e ndarjes para meje,
dhe janë të neveritur nga rrethi i jetës dhe i vdekjes.
Por si ajo në të cilën unë isha i përfshirë,
unë nuk kam dëgjuar e as nuk kam parë.
Nëse nganjëherë na mashtron pasioni, duhet ta kujtojmë Allahun dhe ta përmendim emrin e Tij, ngase kurthet e djallit janë shumë të thella. Nga errësirat e tij mund t’na shpëtojë vetëm Allahu duke na nxjerrë në dritën e së Vërtetës.
"Kurse kur shejtani përpiqet të nxitë mendime të prapa, ti kërko shpëtim te Allahu, ngase Ai, vërtet, dëgjon gjithçka dhe di çdo gjë."[5]
"Ata që kanë frikë nga Allahu, sapo u vjen ndonjë mendim i lig nga shejtani, përmenden dhe sakaq vijnë në vete."[6]
Çdo njëri që dëshiron të shërohet nga kjo sëmundje e fëlliqur duhet ta lexojë librin e Ibën Kajim el-Xhevzie Sëmundja dhe ilaçi ose Përgjigjja e plotë atij që kërkon ilaç të përsosur.
Shkaqet për pasim të pasionit janë:
1. Zemra e cila nuk e përmend Allahun, nuk e do, nuk është mirënjohëse dhe nuk e adhuron Atë;
2. Shikimi i gjërave të palejuara, ngase kjo fut pikëllim dhe brenga në zemër. Në hadith thuhet: "Shikimi është shigjetë prej shigjetave të shejtanit."
"Thuaju besimtarëve të ulin shikimet e tyre dhe të kujdesen për vendet e tyre të turpit; kjo është më mirë për ta, ngase Allahu, me të vërtetë, e di gjithë çka punojnë."[7]
"Kur e drejton shikimin aty ku nuk duhet, në zemër të hyjnë shqetësime e brenga.";
Kur shikimin e ke dërguar si udhëheqës,
për çdo sy që e përcjell pamjen.
Pashë gjithë atë që je në gjendje,
por pse nuk bën për disa gjëra durim.
3. Përkushtimi jo i plotë ndaj Allahut, dhikri, lutjet dhe nafilet e pamjaftueshme.
"Tregoju Librin që po të shpallet dhe fal namaz, me të vërtetë lutja largon nga shfrenimi dhe nga çdo gjë që është e shëmtuar; kryerja e lutjes është bindja më e madhe! – Kurse Allahu e di çka punoni."[8]
Ilaçi kundër ndjekjes së pasionit:
1. Përkushtimi i sinqertë dhe kryerja e adhurimit. Lutje Allahut për shërim;
"Ajo e dëshiroi atë; por edhe Jusufi do ta kishte dëshiruar atë, sikur të mos kishte parë provën e Zotit të vet. Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë."[9]
2. Ulja e shikimit dhe ruajtja e organeve seksuale;
"Dhe të cilët i ruajnë vendet e tyre të turpit."[10];
3. Largimi nga vendet në të cilat nuk përmendet emri i Allahut dhe ku kryhen mëkate;
4. Përkushtimi në kryerjen e veprave të mira;
"Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh."[11]
5. Martesa sipas sheriatit.
"Dhe një prej dëshmive të Tij është ajo që për ju, nga lloji juaj, krijoi femrën që të preheni pranë tyre dhe që midis jush krijo dashuri dhe mëshirë; me të vërtetë, këto janë mësime për njerëzit të cilët mendojnë. "[12]
"Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua ose me atë që e keni në pushtetin tuaj. Në këtë mënyrë do t’i ruheni padrejtësisë më lehtë."[13]
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), shpesh i nxiste të rinjtë të martohen nëse kanë mundësi për këtë.