"Ne Tokën dhe ata që jetojnë në të do t’i trashëgojmë dhe te Ne ata do të kthehen."[1]
Njëri prej atyre që ka qenë modest në këtë botë ka deklaruar:
Ujë, bukë të thatë dhe pak freski,
kjo është kënaqësia më e madhe në dynja.
Do të mohoja të mirat e Zotit tim,
sikur të deklaroja se jam nga të varfrit.
Njëmend, çka është kjo botë pos ujë i ftohtë, bukë e thatë dhe fresk i gjerë.
Një poet tjetër ka deklaruar:
Sikur margaritarë dhe merxhanë të binin nga qielli,
sikur argjend dhe diamante të buronin nga pusi.
Mua në jetë kothere e bukës s’më ka munguar,
e kur të vdes pa varr nuk do mbetem.
Dëshirat e mia janë mbretërore,
kurse shpirti i lirë, pa shtrëngesa.
Si të mos jem i pakënaqur me pak,
nëse me të kënaqen të gjithë të tjerët.
Këto fjalë na zbulojnë madhështinë e njerëzve të cilët kanë princip të lartë. Të tillët janë të sinqertë në sjelljet e tyre dhe të përkushtuar ndaj misionit të tyre dhe porosisë të cilën dëshirojnë ta përçojnë.