BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
UrtësiPerfundimSi te behesh njeriu me i lumturButesia ndihmon në realizimin e qellimeve Rehatia eshte ne Xhenet Cmimi i fjaleve te kota Ji i vendosur Marrja e vendimeve Kenaqesia e Allahut ska cmim Shperblimet per besimtaret e vertete Gjema ne luginen e palmave Ji i kenaqur me Allahun Cdo gje e gjalle e madheron Allahun Nese ke deshira te bukura, lutjet do te plotesohen Allahu eshte mbrojtes i mjaftueshem dhe deshmitar Mrekullite e njerezve te mireNganjehere e keqja e sheron njeriun Ju nuk do te mund ta shtyni ate e as ta shpejtoniRrefimi per vdekjen Nga vdekja nuk shpeton dotAllahu eshte i meshirshem ndaj roberve te Vet Kur kerkon, kerko nga Allahu Rrefimi per njeriun qe Allahu i ka dhene shume te mira Ai leshon shi nga qielli Allahu te jep furnizim nga se pret fareAllahu eshte i Meshirshem ndaj roberve te Tij Kush jane evliate? Mos e teproRruga e maturiseKush e beson Allahun e ka udhezuar zemren e vetTe gjithe atyre, edhe te pareve e edhe te dyteve, u ofrojme dhuratat e Zotit tend Preokupoheni me synimin per te qene sa me i pasur Mos u bej kaotik ne jete Hiq dore nga e pamundura Mos u bej jo i natyrshem Mos e injoro mundin e te tjereve Çka mbjell, do të korrëshMos e nencmo asnjerin Shuaje zjarrin e armiqesise para se te merr flake Nese je i shendetshem dhe i ngopur, e tere bota eshte e jotja Pergatitu per veshtiresi Njeriu mund te jete i qete edhe ne varferi Shqetesimi nuk te sjell asgje te mire Jane te humbur ata qe i luten dikujt tjeter pos Allahut Sa mosmirenjohes qe jemi Fatkeqit e vertete Te lumturit e vertete Rrëfimi per sahabiun Xhulejbib (Allahu qofte i kenaqur me te) Stolitë më të mëdha të njeriut Ndersa kur semurem, Ai me sheron Thesaret e mbeturaBegatia eshte sproveUdherrefyesit per kerkues Allahu i mbron besimtaret Shendeti dhe koha e lire Kujdesu per vellain tend Frytet e kenaqesise Merr mesim nga sprovat O njeri, mos u deshpero Optimizmi dhe pesimizmiMos u deshpero, armiku yt do te gezohetBesimtaret dhe jobesimtaret grinden per Zotin e tyreMos u deshpero ditet jane te ndryshme Allahu Mos u dëshpero dhe shiko argumentet e mrekullueshme te Allahut në kozmos Mos u deshpro dhe dije se vetem permes leximit mund te permiresosh dukshem aftesite tua Mos u deshpero per shkak te gjerave materiale ngase ato nuk kane vlere te vertetNë durim jane te gjitha te mirat Mendimi i mire per Allahun largon pikellimin Urtesia ne durim Si kane jetuar me te miret Celesi i lumturiseKuptimi i kesaj bote Armiqte e rregullit te Allahut Perjetesia ne ahiret Veprat e mira dhe virtytet të shpijne ne jete te lumturFama e humbur Nuk ben pa shokUne jam para deres Duaja e mazllumit Denimi i Allahut Tek Allahu arrijne fjalet e bukura Atehere, cfare eshte lumturia? Te kuptuarit e jetes se bukur A nuk ta beme gjoksin te gjere Xheneti dhe XhehenemiSecili e kerkon lumturine, por... Degjo ne qetesi Fjalet e Allahut Zoti nuk ben padrejtesi dhe nuk persekuton Nenat e lavderimit Kujtimi i mire eshte jeta e dyte Lumturine e jep Allahu Kjo mund te jete e mireDituria eshte udhezim dhe ilacE keqja ka edhe ane pozitive Dy fjalë të frymëzuara Gjej mbeshtetje te Allahu Ruaju nga kater gjera! Mos ke frike! Me te vertete, ti do te ngadhenjeshFeja jonë eshte tolerante Detyrimet ndaj vellezerve Ki kujdes nga pasionetBazat e rehatiseMos u deshpro, feja jone eshte e lehte Dashuria e verteteShperblimi yt eshte XhenetiNamazi i natësUdhetoni dhe lexoni ajetet per fuqine Rrethohu gjithnjë me miq Jeni të kujdesshëm Llogarite vetveten Lexo shume dhe mendo Dituria e dobishme dhe e dëmshme Veprat e mira janë rruga e lumturisë Minutat e jetës tënde janë të shtrenjta Perkushtoju punes se dobishme Mos u deshpero per shkak te furnizimit ngase cdo gje e ka afatin e vet te percaktuarNatyra qe e krijoi Allahu Vullneti i celikte Ekzistojne shkalle te ndryshme te mosbesimit Besimi eshte rruga e shpetimitSi përsiatin të paditurit!?!Në fund të gjithë e pranojnëEdhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme Kisra dhe plaka Dije që çdo mizor do të dalë para Allahut Permbahuni tri gjerave Vetëm te Ti mbështetemi Gjej mbështetje Allahun Ruaje pamjen e jashtme por mos e harro edhe të brendshmenCilësitë e besimtaritPorosi per ata qe jane ne sprove Shoqëria e keqe është shkak i shumë prapësivePrej princit deri te marangozi Kenaqesia me percaktim eshte adhurim Jeta eshte e bukur Mos u bëj lakmues i famës sepse ajo fsheh shumë rreziqe Kurani... libër i begatshëm Virdi i mengjesit Sadaka të bën zemërgjerëMos u hidhëro Nisu për në namaz Fama dhe e keqja që vjen prej saj Prej nga është sajuar lumturia Ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i bukur është Ai Vështirësitë pastrojnë nga mëkatet Makutëria nuk sjell asgjë Përse nuk i shikoni krijesat si janë krijuarHulumto bukuritë e gjithësisë Fyerja dhe sharja nuk mund të dëmtojnë Mos u friko nga qyqarët dhe alarmet e tyre të rreme Shtrati me dhe i Sufjan eth-Theurit Shija e ëmbël e lirisë Lidhur me përcaktimin Konditat për qetësi të shpirtit Lidhu vetëm me Allahun Kujdes me pasurinë, "nuk dështon ai që planifikon" Njerëzit shpesh janë kundër teje, jo për ty Istigfari hap çdo derë Depresioni është derë drejt vetëvrasjes Mos u dekurajo, kjo është rrugë e shkatërrimit Mos u dëshpëro ngase çdo e keqe do të kalojë Mos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Depresioni sht der drejt vetvrasjes
Depresioni është derë drejt vetëvrasjes
Aid el Karni
"Dhe mos e shpini veten në shkatërrim!"[1]
"Që të mos e derdhni gjakun e njëri tjetrit."[2]
Më kujtohet mirë lajmi të cilin e transmetuan të gjitha agjencitë e njohura të medias lidhur me atë se ish presidenti amerikan Ronald Regan ishte i sëmurë nga depresioni dhe se kishte arritur të shërohej prej tij. Por kjo sëmundje e kaploi sërish kur arriti në të shtatëdhjetat ngase edhe më tej i ishte ekspozuar presioneve të mëdha nervore. Ndonëse kishte kryer disa operacione kirurgjike, asgjë nuk e ndihmoi.
"Kudo që ndodheni, vdekja do t’u arrijë, madje edhe nëse ndodheni në kulla të larta. Nëse u vjen ndonjë e mirë, ata deklarojnë: Kjo është nga Allahu! Ndërsa nëse u ndodhë ndonjë e keqe, deklarojnë: Kjo është për shkak teje! U thuaj: Gjithçka është nga Allahu! Pra, si e kanë hallin këta njerëz?! – sikur nuk kuptojnë atë që u thuhet!"[3]
Shumë personalitete të shquara, posaçërisht nga bota e artit, lëngojnë nga kjo sëmundje e rëndë shpirtërore. Depresioni me siguri ka qenë shkaku i vetëm i vdekjes së poetit të shquar Salah Xhahini. Supozohet se edhe Napoleon Bonaparta ka vdekur në gjendje tejet të rëndë depresive.
"Mos u mahnit nga pasuritë e tyre dhe as nga fëmijët e tyre! Allahu përmes tyre dëshiron  t’i dënojë në këtë botë dhe të përfundojnë si jobesimtarë."[4]
Një lajm tjetër që dëshiroj ta potencoj është akoma shumë i freskët. Agjencitë e ndryshme ende e përmendin dhe paraqiten me detaje të reja. Bëhet fjalë për një krim të tmerrshëm të kryer nga një femër gjermane.
Në të vërtetë, ajo kishte vrarë tre fëmijët e saj, kurse si shkak theksohet të ketë qenë gjendja e saj depresive prej çka lëngonte për një kohë të gjatë. Theksohet pastaj se kjo nënë fatkeqe i kishte vrarë fëmijët "nga dashuria e madhe" ndaj tyre, duke parë jetën e vështirë që duhet ta jetonin, duke dëshiruar "t’i shpëtojë" nga kjo vuajtje. Pasi që i kishte vrarë fëmijët, gruaja e kishte vrarë edhe veten.
Organizata botërore e shëndetësisë, gjithashtu tërheq vëmendjen për këtë sëmundje të tmerrshme dhe të rrezikshme.
Në vitin 1973 përqindja e personave me depresion në botë ka qenë 3%, kurse në Amerikë çdo i katërti banor lëngon nga depresioni. Në vitin 1981, kryetari i Kongresit për sëmundjet mendore në Çikago kishte deklaruar se në botë ka rreth 100 milionë njerëz të cilët lëngojnë nga depresioni, kurse kryesisht janë nga vendet e zhvilluara. Sot statistikat tregojnë se ky numër mbase është dyfishuar!
"Si nuk e shohin se çdo vjet një apo dy herë vihen në sprovë, por sërish, as pendohen e as mbushen mend."[5]
Një njeri i urtë ka deklaruar që nga limoni duhet bërë pije të ëmbël sikurse limonada.
Një tjetër, ndërkaq, deklaron: "Nuk është i mençur ai i cili fiton shumë, porse njeriu i cili humbjen e shndërron në fitore."
"Ata i pret falja e mëkateve nga Zoti i tyre edhe mëshira; ata janë në Rrugë të drejtë!"[6]
Ndaj duhet vepruar në pajtim me thënien popullore: "Mos e godit murin me kokë."
Kjo do të nënkuptonte që nuk duhet të shqetësohemi dhe të kundërshtojmë atje ku kjo nuk do të ketë kurrfarë dobie.
 
Nëse nuk mund të bësh diç,
lëre atë dhe bëre atë çka mundesh.
 
Një fjalë tjetër e urtë ndërkaq na porosit: "Të mos bluajmë miell."
"Allahu ju ka ndëshkuar me brengë mbi brengë; për të mos u pikëlluar për atë çka u ka shpëtuar dhe nuk u ka ndodhur. – Kurse Allahu e di mirë atë çka veproni."[7]
Porosia e ajetit është e qartë, nuk duhet të shqetësohemi për atë që ka ndodhur dhe që ka kaluar, ngase kjo sjell vetëm angështi, shqetësim dhe humbje kohe.
Anglezët deklarojnë: "Druri nuk digjet dy herë."
Ky është shembull i mirë për njerëzit të cilët merren me gjësende dytësore dhe të parëndësishme në jetë, andaj sëmuren nga shqetësimet, pikëllimi dhe mërzia.
"Atyre të cilët nuk kanë luftuar, ndërsa për vëllezërit e tyre deklaronin: Sikur t’na kishin dëgjuar, nuk do të vdisnin, u thuaj: Andaj shpëton nga vdekja, nëse e thoni të vërtetën."[8]
 
Mos e përsërit rrëfimin mbi ndarjen shpesh,
gëzohu, do të kesh zemër të shëndoshë.
 
Ekzistojnë gjëra që mund t’i kryejnë njerëzit e papunë dhe kështu ta shfrytëzojnë kohën e tyre. Si, për shembull, veprat e mira, ndihma njerëzve, vizita e të sëmurëve, varrezave, brenga për xhamitë, puna në organizata bamirëse, ndeja me njerëz të mirë, rregullimi i shtëpisë e i bibliotekës, ndonjë sport i dobishëm, ndihma skamnorëve, të sëmurëve dhe të moshuarve.
"Ti, o njeri që punon shumë, mundin tënd do ta gjesh te Zoti yt."[9]  
 
S’ka asgjë më mirë se vepra e vyer,
është e mirë dhe ka pamje të bukur.
 
Duhet lexuar historinë për të kuptuar se si kanë vuajtur njerëz të shumtë. Pas kësaj do ta kuptosh se pikëllimi për shumë kë, ka qenë krenari dhe ajo i ka bërë të shquar.
 
Studioje historinë dhe do të gjesh shumë porosi,
ngase shumë popuj për shkak të paditurisë kanë pësuar.
 
"Dhe të gjitha këto lajme që t’i tregojmë lidhur me të Dërguar të caktuar janë për atë që me to ta forcojnë zemrën. Dhe në to të ka ardhur e vërteta e pastër, edhe mësimi, edhe paralajmërimi për besimtarët."[10]
"Prandaj trego ngjarjet që ata të mendojnë."[11]  
"Në tregimet për ta ka mësim për ata që kanë mend. Kurani nuk është rrëfim i trilluar, ai e pranon se janë të vërteta librat të shpallura para tij, edhe sqaron gjithçka, edhe është udhërrëfim e mëshirë për popullin që beson."[12]
 
Omeri ka deklaruar: “Kur të zgjohem, nuk kam nevojë për asgjë pos kënaqësisë në krahët e përcaktimit.”
 
Fati mund të më flakë ku të dëshirojë,
jam mjaft trim, pra këtë le ta bëjë.
 
E shikojmë se si Omeri, si edhe poeti, është tërësisht i vetëdijshëm për përcaktimin dhe është i pajtuar me të, qoftë ai i ëmbël apo i hidhur.
Disa njerëz kanë pohuar: "Nuk më intereson se në çfarë kali shale jetën do ta kaloj, nëse është i varfër, do të përmbahem, nëse është luksoz, do jem mirënjohës."
Ebu Dhuejb el-Hidhili i kishin vdekur tetë fëmijë brenda një viti, kurse ai ishte tejet i qetë dhe i përmbajtur ngase e kishte pranuar përcaktimin.
 
Kur fati i shfaq kthetrat e tij,
të kota janë ofshamjet dhe gjëmat.
 
Ibën Abasi e kishte humbur të parët dhe kishte deklaruar:
 
Nëse Allahu ma merr dritën e syve,
më mbetet drita e gjuhës dhe veshëve.
 
Zemrën e kam të paprishur, mendjen pa të metë,
kurse gjuhën e kam si teh shpate vetë.
 
Ai ishte i kënaqur dhe i gëzuar për shkak të mirave të tjera, të shumta me të cilat e kishte nderuar Allahu.
Urve ibën Zubejri për një ditë kishte humbur këmbën dhe djalin, por kishte deklaruar: “Zoti im, Ti qofsh i madhëruar. Nëse më merr diç, ani vetë Ti ma ke dhuruar. Nëse më sprovon, ani vetë Ti do më shpëtosh. Më ke dhënë mjaft organe, kurse më ke privuar vetëm nga një. Më ke dhuruar katër djem, kurse ma ke marrë vetëm një.”
"Dhe me Xhenet e mëndafsh do t’i shpërblejmë për atë që janë përmbajtur."[13]  
"Paqja qoftë me ju, ngase keni vuajtur, e sa i mrekullueshëm është vendbanimi më i bukur!"[14]  
Kur u vra Abdullah ibën Same, vëllai i Durejdit, ky e qajti shumë, madje këndoi vargjet vijuese:
 
Të kam mbrojtur, vëlla, sa kam mundur,
por fatit asnjëri kurrë s’i ka shpëtuar.
 
E madhe është dhembja për ty, vëlla i nderuar,
por është e vërtetë se askush s’është i amshuar.
 
E kam më të lehtë kur e di,
se kurrë s’ke qenë koprrac, e as ke gënjyer.
 
Është e dobishme të dëgjojmë edhe vargjet e Shafiut lidhur me ata që kanë vdekur:
 
Lëri ditët të bëjnë çka të duan,
të kënaqet shpirti me fatin tënd.
 
Kur ai të shfaqet,
asgjë prej tij s’të shpëton.
 
Ebu Atahiu ka deklaruar:
 
Sa herë Allahu të dhuroi të mira,
por ti e ke kundërshtuar nga padija.
 
Sa herë në jetë jemi tmerruar nga vdekja, po megjithatë nuk kemi vdekur?!?
Sa herë kemi menduar se nuk kemi rrugëdalje dhe se kemi pësuar, por kjo ka qenë vetëm një fillim i ri dhe më i mirë!?!
Sa herë kemi arritur në fund të rrugës, na ka shtypur errësira dhe e kemi humbur çdo shpresë, kurse Allahu ka gjetur rrugëdalje, shpëtim dhe gëzim!?!
"Thuaj: Allahu ju shpëton prej tyre dhe prej çdo vështirësie, e ju megjithatë konsideroni se ka të barabartë me Atë."[15]
Sa herë na është bërë e ngushtë toka dhe na ka ardhur në grykë shpirti, ndërsa Allahu na ka dhuruar të gjitha të mirat!?!
"Nëse të godet ndonjë e keqe, s’mund ta largojë askush pos Tij; e nëse të dhuron ndonjë të mirë, vetëm Ai është i Gjithëpushtetshëm."[16]  
Ai që e di se Allahu i lartësuar, bën çka të dëshirojë, nuk ka frikë nga asgjë. Si mundet ai që frikohet prej Tij, të frikohet prej dikujt tjetër?
"Kështu ju ka frikësuar vetëm shejtani me ithtarët e tij dhe mos u frikësoni prej tyre, por kini frikë nga Unë, nëse jeni besimtarë!"[17]
Me besimtarin është Allahu, Zoti i botëve, Lavdiploti edhe i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), edhe të gjithë besimtarët e tjerë.
"Dhe ushtria jonë me siguri do të ngadhënjejë!"[18]
"Me, vërtet, do t’i ndihmojmë të Dërguarit tanë edhe besimtarët në jetën në këtë botë, por edhe Ditën kur do të ngrihen dëshmitarët."[19]
Ibën Kethiri në Tefsirin e tij citon një hadith-kudsij: “Pasha madhështinë dhe lartësinë Time, nëse robi Im lidhet me Mua, edhe sikur kundër tij të komplotojnë qielli dhe Toka, Unë do t’i jap rrugëdalje dhe shpëtim prej tyre. Pasha madhështinë dhe lartësinë Time, kur robi Im të lidhet me dikë tjetër krahas Meje, sikur të jetë hapur toka nën këmbët e tij.”
Ibën Tejmije deklaron se fjalët: “Vetëm tek Allahu është i gjithë pushteti dhe fuqia - (la havle la kuvete ila bilah).”, largojnë frikësimet dhe të sjellin lumturi.
Ndaj, përmbaju këtyre fjalëve, o rob i Zotit! Ato janë një nga thesaret e Xhenetit, derë e gëzimit, e mëshirës dhe e prehjes.
 
 


[1] Bekare, 195.

[2] Bekare, 85.

[3] Nisa, 78.

[4] Teube, 55.

[5] Teube, 126.

[6] Bekare, 157.

[7] Ali Imran, 153.

[8] Ali Imran, 168.

[9] Inshikak, 6.

[10] Hud, 120.

[11] Araf, 176.

[12] Jusuf, 111.

[13] Dehr, 12.

[14] Rrad, 24.

[15] En’am, 64.

[16] En`am, 17.

[17] Ali Imran, 175.

[18] Safat, 173.

[19] Mu`minun, 51.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com