1. Vepra e mirë
"Atij që kryen vepra të mira, qoftë mashkull apo femër dhe është besimtar, ne do të bëjmë të jetojë jetë të bukur dhe vërtet, do t’i shpërblejmë me shpërblim më të mirë seç e kanë merituar."[1]
2. Gruaja e mirë
"Zoti ynë, na dhuro te gratë tona dhe fëmijët tanë gëzim dhe bën që të na marrin shembull të ndershmit!"[2]
3. Shtëpia e madhe.
Në hadith thuhet: “Zoti im, ma bëj shtëpinë time të gjerë.”
4. Fitimi hallall dhe i mirë.
Në hadith thuhet: “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën.”
5. Karakteri i mirë dhe dashuria ndaj njerëzve.
"Dhe do t’më bëjë, kudo që jam, të bekuar dhe do t’më urdhërojë që gjersa të jem gjallë të kryej namaz dhe të jap lëmoshë."[3]
6. Shpëtimi prej borxheve dhe maturia në shpenzime.
"Dhe ata të cilët, kur japin lëmoshë, nuk janë shkapërdarë e as nuk janë koprracë, porse i përmbahen mesit në këtë."[4]
"Mos e mbaj dorën tënde të mbyllur, por as tërësisht të hapur – për të mos e merituar qortimin dhe për të mos mbetur pa asgjë?"[5]