Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka
Mos u dëshpëro, ja unë do të përmend disa shembuj që mund te të ndihmojnë. Kur është fjala për pagjumësi, e cila është vështirësi e dhembshme dhe shqetësim, zbato gjërat vijuese:
1. Këndo dhikret e caktuara.
"Ndërsa zemrat, vërtet, kur përmendet Allahu, qetësohen!"[1];
2. Mos fli ditën përveç në situata të jashtëzakonshme.
"Dhe dita është e caktuar për punë?"[2];
3. Leximi i librave para gjumit.
"Zoti im, ma zgjero Ti diturinë!"[3];
4. Trupi duhet të jetë i lodhur nga puna e dobishme e kryer gjatë ditës.
"Ai natën ua bëri mbulesë, gjumin ua bëri prehje, kurse ditën që të angazhoheni?"[4]
5. Pakësimi i stimuluesve të lëngshëm siç janë kafeja apo çaji.
Te të dashurit u ankuam për netët pa gjumë,
e ata na thonë se këta bëjnë gjumë si lumë.
Kjo ngase vetëm gjumi ua mbyllë sytë,
kurse neve nata na bëhet ditë?
Pështirësia e mëkatit është gjithnjë në konflikt me bukurinë e së mirës, shkëlqimin dhe ëmbëlsinë e lumturisë.
Ibën Tejmije deklaron: "Mëkatari ia ndalon zemrës të lundrojë në kozmosin e hapur të besimit."
"Thuaj: Shiko atë që janë në qiell dhe në Tokë?"[5]