A do të doje që të ishe gjithnjë djalë i shëndetshëm, i bukur dhe i pasur?
E di që kjo nuk është e mundur në këtë botë, por është e mundur në ahiret. Allahu këtë botë e ka bërë kalimtare dhe fatkeqe dhe e ka quajtur lojë, argëtim dhe kënaqësi mashtruese.
Një poet kishte jetuar shumë keq si i ri. Nuk kishte grua e as para, por i dëshironte shumë këto. Vetëm pasi u plak dhe u thinj, fitoi shumë para dhe mundi të martohej me lehtësi. Atëherë i refuzoi të gjitha dhe mjerimin e vet e shprehu në letër.
Do ta kërkoja si ju nëse do t`i mbushja të njëzetat,
por këto i arrita pasi i kalova të shtatëdhjetat.
Bredhin përreth meje vajzat më të bukura,
të tilla si antilopa në bukurinë e tyre shquhen.
Më thanë gjithë natën gjëma jote zgjuar na mbajti,
ajo që unë ankohem është se po shkoj drejt të tetëdhjetave.
"Ata në të do të ankohen: ‘Zoti ynë, na shpëto, do të kryejmë vepra të mira, ndryshe nga ato që i kemi kryer.’ Po a nuk ju lamë të jetoni mjaft gjatë që ai që është dashur të mendojë të ketë kohë të mendohet, pastaj ju ka ardhur edhe ai që ju paralajmëron? Prandaj shijoni vuajtjen, për jobesimtarët nuk ka ndihmë!'"[1]
"Faraoni dhe ushtria e tij u sollën me arrogancë dhe padrejtësisht në tokë, duke menduar se nuk do të ktheheshin te Ne."[2]
"Jeta në këtë botë nuk është asgjë tjetër pos lojë dhe argëtim, ndërsa vetëm bota tjetër është jetë, vetëm sikur do ta dinin!"[3]
Njeriu në këtë botë është si udhëtari që ka pushuar pak nën hijen e një peme dhe ka vazhduar rrugën e vet. Ky pushim i shkurtër nën hije është jeta jonë dhe pamja e dynjasë që, herët apo vonë, do ta braktisim të gjithë.