Tani do t’u tregoj rrëfimin për ata që janë të kënaqur me përcaktimin dhe ata që e kundërshtojnë atë dhe janë të zemëruar për këtë.
Rrëfimin e transmetojmë nga shkrimtari i shquar amerikan Bodli, autor i librit Erërat e shkretëtirës, nga i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), si dhe nga shumë të tjerë. Në vitin 1918 ky shkrimtar ishte vendosur në veri-perëndim të Afrikës. Aty kishte jetuar me nomadët muslimanë të cilët faleshin, agjëronin dhe e përmendin shpesh Allahun. Ja një tablo nga jeta me ta.
"Një ditë filloi të fryjë një shtrëngatë e tmerrshme, e ngriti lart rërën e shkretëtirës dhe e barti drejt Mesdheut dhe Francës. Shtrëngata ishte aq e ngrohtë, sa mendoja se po më digjen flokët. Isha shumë i mllefosur për krejt këtë, por Arabët nuk ankoheshin fare. Ngrinin supet dhe deklaronin: 'Ky është përcaktimi, ajo që është shkruar. Pastaj iu kthyen punës së zellshme. Prijësi i fisit ishte një plak, i cili në atë moment deklaroi: 'Nuk kemi humbur shumë në këtë shtrëngatë, e kemi mund të mbesim pa asgjë. Prandaj e falënderojmë Allahun. Na ka mbetur 40 përqind të kopesë dhe me to sërish mund të punojmë."
Tani, ja edhe një tablo tjetër.
"Një herë po udhëtonim në shkretëtirë me makinë dhe na u shpua goma. Vozitësi vetëm atëherë kujtoi se nuk e kishte marrë me vete gomën rezerve dhe u zemërua shumë. Mua më pushtoi frika dhe shqetësimi e në ankth i pyeta miqtë e mi Arabë: 'Çka do të bëjmë tani?' më thanë se zemërimi dhe paniku nuk do të na ndihmojnë aspak, por vetëm do ta përkeqësojnë situatën. Atëherë u nisëm më tri rrotë, por shumë shpejt mbetëm edhe pa karburant. Miqtë e mi arabë nuk u shqetësuan aspak. U nisën këmbë nëpër shkretëtirë duke kënduar."
"Shtatë vjet që i kam kaluar në shkretëtirë me nomadët arabë më ka bindur se sëmundjet shpirtërore të cilat janë shumë të njohura dhe të përhapura në Evropë dhe në Amerikë vetëm pas pasojave të civilizimit principi i të cilit është shpejtësia.
Unë më nuk lëngoj nga shqetësimi. Jetoj në shkretëtirë dhe kjo është parajsa e Zotit. Aty e kam gjetur prehjen, sigurinë dhe kënaqësinë. Është qesharake që shumë njerëz e përbuzin jetën e zakonshme të nomadëve arabë dhe besimin e tyre për përcaktimin.
Mirëpo, kush e di?!! Mbase vetë beduinët e kanë zbuluar kuptimin e vërtetë të jetës. Kur sërish shfletoj faqet e kësaj jete dhe të kthehem një hap pas, e kuptoj sa jetë të shfrenuar kam zhvilluar dhe sa i pakujdesshëm kam qenë. Mirëpo, beduinët për çdo pyetje të kaluar nga unë kanë pasur fjalën magjike dhe ilaçin: 'përcaktim’, 'e shkruar' dhe 'vullneti i Zotit'.
Thënë shkurt, kanë kaluar 17 vjet prejse e kam braktisur shkretëtirën, por në jetën time edhe më tutje e kam parimin e beduinëve. Që tani e tutje të gjitha ngjarjet i pranoj në mënyrë të qetë dhe pa nxitim, ngase ky është përcaktim. Kjo veti të cilën ia detyroj nomadëve, më shëroi sëmundjet nervore, gjë që nuk e arrita duke përdorur mijëra ilaçe."
Pohoj me bindje se këtë të vërtetë beduinët e kanë pranuar nga i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), si dhe udhëzimet e tij të ndritshme. Qëllimi i të Dërguarit ka qenë që njerëzit t’i nxjerrë nga dëshpërimi, që t’i nxjerrë nga errësira në dritë dhe t’i lirojë nga prangat e paditurisë. Udhëzimi i të Dërguarit përmban të fshehtat e prehjes dhe të sigurisë, e këto janë kushte për sukses. Ai fton për besimin në përcaktim, punë sipas Shpalljes, kërkimin e ahiretit dhe fitimin e shpërblimit.
Porosia e Zotit erdhi për të caktuar pozitën tënde në kozmos, në mënyrë që mendja të qetësohet, zemra të prehet, brengat të treten dhe karakteri të fisnikërohet. Besimtari duhet të jetë rob shembullor i cili e ka kuptuar fshehtësinë e ekzistimit dhe qëllimin e rrugës së vet.