Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura
1. Qëndrimi zgjuar në kohën e syfyrit dhe kërkimi i faljeve nga Allahu.
"Dhe të cilët do të luten për falje mëkatesh në pjesën e fundit të natës."[1]
2. Izolimi për të përsiatur.
"Për ata cilët e përmendin Allahun edhe në këmbë, edhe ulur, edhe të shtrirë dhe mendojnë lidhur me krijimin e qiejve dhe të Tokës. Zoti ynë, Ti këtë nuk e krijuar së koti; madhëruar qofsh Ti dhe na ruaj nga vuajtja në zjarri!"[2]
3. Shoqërimi me njerëz të mirë.
"Qëndro fort me ata që i luten Zotit të tyre në mëngjes e në mbrëmje me dëshirë që të fitojnë dashurinë e Tij dhe mos i largo sytë prej tyre nga dëshira për shkëlqimin e jetës së kësaj bote, si dhe mos e dëgjo atë zemrën e të cilit e kemi lënë shpërfillëse ndaj Nesh, i cili e pason epshin e vet dhe veprimet e të cilit janë larg nga logjika."[3]
4. Dhikri, të përmendurit e Allahut të Madhërishëm.
"O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe madhërojeni Atë."[4]
5. Falja e dy reqateve me përulje.
"Ata të cilët namazin e vet e kryejnë me përulje."[5]
6. Këndimi i Kuranit me përsiatje të thellë.
"Po përse nuk mendojnë ata për Kuranin?"[6]
7. Agjërimi kur të kaplojë vapa.
“Ai e lë ushqimin, pijen dhe kënaqësinë për Mua...” (hadith-kudsij, përkth.)
8. Sadakaja e fshehtë.
“Që dora e majtë të mos e dijë ç’ka dhënë e djathta.”
9. Ndihma e muslimanit në vështirësi.
“Ai që e largon një vështirësi të kësaj bote, Allahu do ta shpëtojë nga vuajtjet Ditën e Gjykimit.”
10. Modestia në gjërat kalimtare.
"Kurse bota tjetër është më e mirë dhe e amshuar."[7]
Vetëm dëgjoni fjalët fatkeqe të djalit të Nuhut, i cili ka deklaruar:
"Do të ngjitem në ndonjë mal, i cili do t’më mbrojë nga uji"[8]
Do të ishte shumë më mirë për të sikur ndihmë të kërkonte te Zoti i qiejve dhe i Tokës.
Nemrudi gjithashtu kishte deklaruar se ai është që jep jetë dhe vdekje, duke i stolisur me cilësi të huaja dhe përfundoi në vuajtje.
"Dhe Allahu e dënoi edhe për këto edhe për fjalët e mëhershme?"[9]
Në një thënie fshihen çelësat e të gjitha sekreteve, shifrat e të gjitha sukseseve dhe të çdo lumturie. Këto janë fjalët: “Nuk ka zot tjetër pos Allahut, Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguar i Tij.” Kush i shqipton këto fjalë në Tokë do të marrë konfirmim nga banorët e qiejve.
"Kurse ai që e sjell të vërtetën dhe ata të cilët besojnë në të, ata janë të devotshmit?"[10]
Ai që vepron sipas këtyre fjalëve do të jetë i shpëtuar nga çdo fatkeqësi, nga çdo dështim dhe nga çdo vuajtje.
"Allahu do t’i shpëtojë ata që i kanë zbatuar urdhrat e Tij, ndërsa janë larguar nga ndalesat e Tij, si dhe ata do ta arrijnë atë që e kanë dëshiruar; ata nuk i prek e keqja dhe ata nuk do të jenë të pikëlluar."[11]
Kush i përshtatet këtyre fjalëve, do të ketë shëndet, ndihmë dhe falënderime.
"Dhe ushtritë Tona me siguri do të ngadhënjejnë!"[12]
Ai që këtë fjalë e pëlqen sinqerisht do të fitojë çdo respekt.
"Ndërsa fuqia është te Allahu dhe te Dërguari i Tij si dhe te besimtarët, por hipokritët s’duan t’ia dinë?"[13]
Këto fjalë i ka deklaruar Bilalli gjersa ishte ende rob, pastaj u bë i lirë.
"Allahu është mbrojtës i atyre që besojnë dhe Ai i nxjerr nga errësirat në dritë."[14]
Ebu Lehebi i kishte mohuar këto fjalë dhe përfundoi si një rob i përbuzur dhe i poshtëruar.
"Kurse atë që e poshtëron Allahu, askush nuk mund ta bëj të respektuar; Allahu e bën atë që dëshiron."[15]
Njerëz të tjerë, ndërkaq, i kanë këmbyer bukuritë kalimtare të kësaj bote me këtë fjalë duke e përqafuar me bindje.
"Por Ne e bëmë dritë përmes së cilës i udhëzojmë ata prej robërve Tanë që dëshirojmë. E Ti, vërtet, udhëzon në Rrugë të drejtë."[16]
Nëse heq dorë dhe ia kthen shpinën ahiretit, nuk mund të jesh i lumtur as në dynja, ngase atëherë jeta të bëhet ndëshkim, mjerim dhe vuajtje.
"Pasuria ime nuk më ndihmon gjë."[17];
"Ngase Zoti yt vërtet është në pritë."[18]
Nëse largohesh nga Zoti Një, mos iu gëzo fëmijës e as pasurisë sepse ato do të bëhen vetëm shkak i fatkeqësive dhe i poshtërimeve.
"Dhe tërhoqën mbi vete zemërim pas zemërimi – kurse jobesimtarët i pret një vuajtje e turpshme."[19]
"Dhe Ne dërguam kundër tyre, në ditët e mjerimit, erë të akullt, në mënyrë që edhe në këtë botë ta provojnë vuajtjen e turpshme, - vuajtja në botën tjetër do të jetë, pa dyshim, edhe më e turpshme – dhe askush nuk do të mund t’u dalë në ndihmë."[20]
"As pasuritë tuaja, as fëmijët tuaj nuk do t’u afrojnë te Ne; vetëm ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira i pret shpërblimi i shumëfishtë për atë që e kanë kryer, si dhe ata do të jenë të sigurt në dhoma ta larta."[21]