Nëse ti e njeh Allahun, e madhëron, e adhuron dhe e lartëson Atë, edhe në qoftë se këtë e bën nga një kasolle e keqe dhe e vogël, dije se e ke gjetur gjithë mirësinë, lumturinë, rehatinë dhe qetësinë.
Por kur je në devijim, edhe nëse jeton në pallatet më të mira dhe në shtëpitë më të gjera, e në qoftë se ke gjithçka që ti dëshiron, ta dish se fundin do ta kesh të hidhur dhe se mjerimi yt është realitet, sepse nuk i posedon çelësat e lumturisë.
"Me të vërtetë, Karuni ka qenë nga populli i Musait, por i shtypte ata. Ne i patëm dhënë atij aq thesare, sa që çelësat e tyre vështirë se do të mund t’i mbante një grup njerëzish të fuqishëm. Njerëzit e popullit të tij i thanë: “Mos u ngazëlle me pasurinë që ke, sepse Allahu nuk i do ata që ngazëllehen!"[1]