BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
UrtësiPerfundimSi te behesh njeriu me i lumturButesia ndihmon në realizimin e qellimeve Rehatia eshte ne Xhenet Cmimi i fjaleve te kota Ji i vendosur Marrja e vendimeve Kenaqesia e Allahut ska cmim Shperblimet per besimtaret e vertete Gjema ne luginen e palmave Ji i kenaqur me Allahun Cdo gje e gjalle e madheron Allahun Nese ke deshira te bukura, lutjet do te plotesohen Allahu eshte mbrojtes i mjaftueshem dhe deshmitar Mrekullite e njerezve te mireNganjehere e keqja e sheron njeriun Ju nuk do te mund ta shtyni ate e as ta shpejtoniRrefimi per vdekjen Nga vdekja nuk shpeton dotAllahu eshte i meshirshem ndaj roberve te Vet Kur kerkon, kerko nga Allahu Rrefimi per njeriun qe Allahu i ka dhene shume te mira Ai leshon shi nga qielli Allahu te jep furnizim nga se pret fareAllahu eshte i Meshirshem ndaj roberve te Tij Kush jane evliate? Mos e teproRruga e maturiseKush e beson Allahun e ka udhezuar zemren e vetTe gjithe atyre, edhe te pareve e edhe te dyteve, u ofrojme dhuratat e Zotit tend Preokupoheni me synimin per te qene sa me i pasur Mos u bej kaotik ne jete Hiq dore nga e pamundura Mos u bej jo i natyrshem Mos e injoro mundin e te tjereve Çka mbjell, do të korrëshMos e nencmo asnjerin Shuaje zjarrin e armiqesise para se te merr flake Nese je i shendetshem dhe i ngopur, e tere bota eshte e jotja Pergatitu per veshtiresi Njeriu mund te jete i qete edhe ne varferi Shqetesimi nuk te sjell asgje te mire Jane te humbur ata qe i luten dikujt tjeter pos Allahut Sa mosmirenjohes qe jemi Fatkeqit e vertete Te lumturit e vertete Rrëfimi per sahabiun Xhulejbib (Allahu qofte i kenaqur me te) Stolitë më të mëdha të njeriut Ndersa kur semurem, Ai me sheron Thesaret e mbeturaBegatia eshte sproveUdherrefyesit per kerkues Allahu i mbron besimtaret Shendeti dhe koha e lire Kujdesu per vellain tend Frytet e kenaqesise Merr mesim nga sprovat O njeri, mos u deshpero Optimizmi dhe pesimizmiMos u deshpero, armiku yt do te gezohetBesimtaret dhe jobesimtaret grinden per Zotin e tyreMos u deshpero ditet jane te ndryshme Allahu Mos u dëshpero dhe shiko argumentet e mrekullueshme te Allahut në kozmos Mos u deshpro dhe dije se vetem permes leximit mund te permiresosh dukshem aftesite tua Mos u deshpero per shkak te gjerave materiale ngase ato nuk kane vlere te vertetNë durim jane te gjitha te mirat Mendimi i mire per Allahun largon pikellimin Urtesia ne durim Si kane jetuar me te miret Celesi i lumturiseKuptimi i kesaj bote Armiqte e rregullit te Allahut Perjetesia ne ahiret Veprat e mira dhe virtytet të shpijne ne jete te lumturFama e humbur Nuk ben pa shokUne jam para deres Duaja e mazllumit Denimi i Allahut Tek Allahu arrijne fjalet e bukura Atehere, cfare eshte lumturia? Te kuptuarit e jetes se bukur A nuk ta beme gjoksin te gjere Xheneti dhe XhehenemiSecili e kerkon lumturine, por... Degjo ne qetesi Fjalet e Allahut Zoti nuk ben padrejtesi dhe nuk persekuton Nenat e lavderimit Kujtimi i mire eshte jeta e dyte Lumturine e jep Allahu Kjo mund te jete e mireDituria eshte udhezim dhe ilacE keqja ka edhe ane pozitive Dy fjalë të frymëzuara Gjej mbeshtetje te Allahu Ruaju nga kater gjera! Mos ke frike! Me te vertete, ti do te ngadhenjeshFeja jonë eshte tolerante Detyrimet ndaj vellezerve Ki kujdes nga pasionetBazat e rehatiseMos u deshpro, feja jone eshte e lehte Dashuria e verteteShperblimi yt eshte XhenetiNamazi i natësUdhetoni dhe lexoni ajetet per fuqine Rrethohu gjithnjë me miq Jeni të kujdesshëm Llogarite vetveten Lexo shume dhe mendo Dituria e dobishme dhe e dëmshme Veprat e mira janë rruga e lumturisë Minutat e jetës tënde janë të shtrenjta Perkushtoju punes se dobishme Mos u deshpero per shkak te furnizimit ngase cdo gje e ka afatin e vet te percaktuarNatyra qe e krijoi Allahu Vullneti i celikte Ekzistojne shkalle te ndryshme te mosbesimit Besimi eshte rruga e shpetimitSi përsiatin të paditurit!?!Në fund të gjithë e pranojnëEdhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme Kisra dhe plaka Dije që çdo mizor do të dalë para Allahut Permbahuni tri gjerave Vetëm te Ti mbështetemi Gjej mbështetje Allahun Ruaje pamjen e jashtme por mos e harro edhe të brendshmenCilësitë e besimtaritPorosi per ata qe jane ne sprove Shoqëria e keqe është shkak i shumë prapësivePrej princit deri te marangozi Kenaqesia me percaktim eshte adhurim Jeta eshte e bukur Mos u bëj lakmues i famës sepse ajo fsheh shumë rreziqe Kurani... libër i begatshëm Virdi i mengjesit Sadaka të bën zemërgjerëMos u hidhëro Nisu për në namaz Fama dhe e keqja që vjen prej saj Prej nga është sajuar lumturia Ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i bukur është Ai Vështirësitë pastrojnë nga mëkatet Makutëria nuk sjell asgjë Përse nuk i shikoni krijesat si janë krijuarHulumto bukuritë e gjithësisë Fyerja dhe sharja nuk mund të dëmtojnë Mos u friko nga qyqarët dhe alarmet e tyre të rreme Shtrati me dhe i Sufjan eth-Theurit Shija e ëmbël e lirisë Lidhur me përcaktimin Konditat për qetësi të shpirtit Lidhu vetëm me Allahun Kujdes me pasurinë, "nuk dështon ai që planifikon" Njerëzit shpesh janë kundër teje, jo për ty Istigfari hap çdo derë Depresioni është derë drejt vetëvrasjes Mos u dekurajo, kjo është rrugë e shkatërrimit Mos u dëshpëro ngase çdo e keqe do të kalojë Mos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Si te behesh njeriu me i lumtur
Si te behesh njeriu me i lumtur
Aid el Karni

Feja dhe besimi largojnë të gjitha brengat dhe shqetësimet. Ato janë gjërat më të dashura për besimtarin dhe gëzim për robërit e sinqertë.
Çka ka qenë - ka kaluar. Çka ka kaluar - ka vdekur. Prandaj, për të kaluarën mos mendo ngase është çështje e kryer.
Kënaqu me përcaktimin dhe furnizimin që të është dhënë, sepse ashtu është shkruar, andaj mos bëj shumë zhurmë dhe mos u zemëro.
Të përmendurit e Allahut sjell qetësim në zemër, shlyen mëkatet, largon vuajtjet dhe për rezultat ka kënaqësinë e Allahut.
Mos prit mirënjohje nga askush, të mjafton shpërblimi nga Zoti.
Kur të zgjohesh, mos e prit natën, jeto brenda një dite dhe tërë fuqinë tënde atë ditë orientoje në kryerjen e veprave të mira.
Lere të ardhmen që të vijë, të ndodhë dhe mos u brengos për atë që do të ndodhë nesër. Nëse këtë ditë e bën të mirë, edhe e nesërmja do të jetë e mirë.
Pastroje zemrën tënde nga lakmia dhe urrejtja. Largo prej saj çdo mendim të lig dhe të papëlqyer.
Shoqërohu me njerëz të mirë, largohu nga ata të këqijtë. Përkushtoju shtëpisë dhe punëve tua dhe mos u shoqëro tepër me njerëz.
Libri është miku më i mirë. Prandaj, mbaje gjithnjë pranë, kërko dituri dhe bëj mirë.
Gjithësia është në harmoni të plotë, andaj rregullo jetën tënde duke filluar nga rrobat e tua, e duke vazhduar në shtëpi, në zyre dhe në punë të tjera.
Dil në natyrë, vrojto kopshtet e bukura dhe kënaqu me krijimtarinë e mrekullueshme të Allahut.
Shëtit, merru me sport dhe largoje përfundimisht përtacinë. Mos rri assesi pa punë dhe pa angazhim.
Lexo histori, mendo për ngjarjet e mrekullueshme, kënaqu me tregimet e ndryshme dhe prej të gjitha këtyre nxirr mësime dhe këshilla.
Përtërije jetën tënde, fut risi në të dhe mos u zhyt kurrë në asnjë rutinë dhe gjir.
Mos konsumo shumë lëngje sikur që është kafeja dhe çaji. Largohu nga duhani, alkooli e të ngjashme.
Rrobat duhet të jenë gjithnjë të pastra, përdor parfum dhe misvak, rregullohu dhe ji pedant.
Mos lexo libra që të shtyjnë në pesimizëm dhe që përmbajnë plotë pikëllim e ku s’ka shpresë.
Kujto që Zoti yt falë shumë e pranon pendimin, i falë robërit e tij, si dhe për vepra të mira shlyen mëkate.
Ji mirënjohës ndaj Allahut për të mirat e fesë, të mendjes, për shëndetin, dëgjimin, shikimin, furnizimin, familjen dhe për të gjitha gjërat tjera.
A nuk e di se sa shumë njerëz kanë shëndet të dobët dhe kanë çrregullime mendore? Sa shumë njerëz janë të paralizuar, invalidë dhe në sprova të rënda?
Jeto me Kuranin, mësoje përmendësh, lexoje, dëgjoje sepse ai është ilaçi më i mirë kundër pikëllimit dhe brengave.
Kërko ndihmë tek Allahu dhe besoja Atij të gjitha gjërat. Ji i kënaqur me përcaktimin e Tij, mbështetu tek Ai dhe le të jetë Allahu streha jote e fundit, sepse Ai vërtet mjafton për gjithçka.
Fale atë që të ka shkaktuar padrejtësi. Pajtohu me atë që është grindur me ty. Jepi atij që nuk të ka dhënë dhe bëhu i mirë me atë që është sjellë keq ndaj teje dhe do të përjetosh siguri dhe gëzim.
Përsërit fjalët La havle la kuvete ila bilah, sepse ato sjellin qetësim në mendje dhe në shpirt. Duke deklaruar këto fjalë do t’i përballosh me lehtësi gjërat më të rënda dhe do të jesh i kënaqur me përcaktimin e Lavdiplotit.
Kërko shumë falje nga Allahu, ngase Ai jep furnizim, shpëtim, familje, dituri, lehtësim dhe vetëm Ai falë mëkatet.
Bëhu i kënaqur me pamjen tënde, me zërin, pagën, familjen dhe shtëpinë, do të ndjesh një kënaqësi dhe rehati të vërtetë.
Dije se pas çdo vuajtje vjen shpëtimi. Pas errësirës shihet drita. Asnjë situatë nuk është e përhershme sepse ditët janë të ndryshme.
Ji optimist dhe mos iu nënshtro pikëllimit dhe defetizmit. Mbaj mendime të mira për Zotin tënd dhe prit prej Tij gjithnjë gjëra të mira dhe të bukura.
Je i kënaqur me atë që zgjodhi Zoti për ty. Njeriu nuk e di çka është mirë për të, ndodhë që një situatë e keqe është më e mirë për të se sa mirëqenia dhe luksi.
Takimi me Zotin është afër, të kanë paralajmëruar thirrësit, andaj largo prej vetës çudinë, arrogancën dhe krenarinë.
Ti mbart shumë mirësi në vete, thesare të vërteta, afinitete dhe begati që të janë dhuruar nga Allahu.
Sillu mirë me njerëzit, bëj mirë dhe do të jesh shumë i lumtur. Vizito të sëmurët, ndihmoji skamnorët dhe ki mëshirë ndaj jetimit.
Largo mendimet e këqija, ik nga iluzionet, ëndërrimet e rreme, fantazimi dhe mendimet e sëmura.
Dije se nuk je i vetmi që është sprovuar me vuajtje. Sprova dhe vuajtja nuk e anashkalojnë asnjërin.
Dije që dynjaja është shtëpi e sprovave, e përpjekjeve dhe e vuajtjeve. Prandaj, pranoje jetën të atillë çfarë është dhe kërko ndihmë nga Allahu.
Mendo për njerëzit që i kanë kaluar shtigjet e jetës para teje, për vuajtjet, burgosjet, vrasjet dhe persekutimet e tyre.
Çdo brengë, vuajtje, sëmundje, uri dhe skamje që të godet do të shënohet tek Allahu dhe Ai do të dhuroj falje për këtë.
Mos e kërko vuajtjen dhe mos e prit të keqen. Mos u beso alarmeve dhe zërave të rremë.
Dije mirë se në raste të vështira zemra ndihet më e gjallë, më me elan, ndërsa që shpirti ndihet më i guximshëm, si dhe shpërblimi shumëfishohet.
Shumica e gjërave prej të cilave ke frikë ndodhin. Të mjafton Allahu, Ai kujdeset për ty dhe të ofron ndihmë.
Mos u shoqëro me ziliqarë, njerëz të dështuar dhe horra. Ata ta helmojnë zemrën dhe sjellin pikëllim në jetën e besimtarit.
Kujdesu për namazin në xhemat dhe ibadetet me besimtarë sepse në to ka gëzim të madh dhe lumturi për shpirtin.
Mos mendo kurrë për mëkatet sepse kjo është burim i çdo brenge dhe pikëllimi. Pastaj kjo shpie në shkatërrim dhe në kriza të mëtejme.
Shëro shpirtin tënd me fjalët: La ilahe ila ente subhaneke ini kuntu minedh dhalimin – Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, i lartësuar je Ti Zoti im, unë kam qenë prej të padrejtëve, posaçërisht me rastin e vuajtjeve dhe sprovave të rënda.
fjalët dhe të thënat e këqija për ty të mos kenë ndikim. Kjo duhet ta brengosë atë që i ka deklaruar e jo ty.
Mallkimet e armiqve dhe fyerjet e njerëzve të prapë kundër teje tregojnë vetëm për vlerën dhe rëndësinë që ke.
Dije që kush të përgojon, të bën mirë, t`i shlyen mëkatet dhe të bën të njohur.
Mos e tepro në ekstrem me adhurim. Bëhu i matur dhe largohu nga çdo teprim.
Besimin tënd drejtoja vetëm Allahut, do të ndjesh lehtësim në shpirt, qetësim  në gjoks dhe gëzim në jetë.
Bëhu trim, zemërfortë, shpirt stabil, sepse ke një mision të lartë. Prandaj, të mos mëdyshin thashethemet dhe armiqtë.
Bëhu dorëshlirë sepse të bën zemërgjerë, bamirësi gjithmonë është gjoks-hapur, ndërsa koprraci është shpirt ngushtë, zemër errët dhe në gjendje të trishtuar.
Ji fytyrëqeshur dhe i lumtur – do të duan njerëzit. Ji i butë dhe modest në fjalë – do të respektojnë.
Të keqen ktheje me të mirë, bëhu i mirë, do të shuash zjarrin e armikut dhe do të shërosh armiqtë tu.
Një prej modeleve më të mira të lumturisë është duaja e prindërve për ty. Prandaj, sillu mirë me ta dhe përkujdesu rreth tyre.
Pranoji njerëzit të atillë çfarë janë dhe bëhu shpirtgjerë. Ky është ligj i Allahut në jetë dhe në mesin e njerëzve.
Mos jeto në ideale, por jetoje realitetin tënd, sepse ti dëshiron nga njerëzit atë që nuk mundesh vetë ta bësh, pra bëhu i drejtë.
Jeto thjesht dhe zakonshëm, iki çdo luksi dhe teprimi. Sa herë që rritet trupi – zvogëlohet shpirti.
Përmende Allahun sepse përkujtimi në çdo rast është mbrojtje, udhëzim dhe shpëtim.
Sistemo punët tua dhe mos i kryej përnjëherë, por caktoju një orar si dhe gjej kohë për pushim në mënyrë që përformanca jote të jetë më e mirë.
Shiko dhe mendo për ata që nuk janë në situatë të njëjtë si ti, që nuk kanë shëndet, shtëpi, familje dhe pasuri, do të shohësh se Allahu të ka lartësuar mbi miliona njerëz.
Dije se secili me të cilin shoqërohesh, qoftë ai vëlla, djalë, bashkëshorte apo diç tjetër e ka ndonjë të metë dhe nuk është i përkryer dhe përgatite shpirtin tënd për situata të ndryshme.
Shfrytëzo afinitetet që t`i ka dhuruar Allahu, diturinë që e ke arritur dhe që e do, furnizimin që e ke dhe punën që të tërheq.
Ruaje mirë gjuhën nga shpifja e njerëzve ngase kjo ka si rezultat dënim të madh.
Durimi është mburojë, bamirësia shlyen mëkate, kurse fisnikëria është veshje që të ruan nga të gjitha vuajtjet dhe dhembjet.
Cakto një orë në të cilën do të planifikosh punët tua, rishikoji ato, mendo për ahiretin që ta bësh jetën më të mirë.
Zyra ose shtëpia jote është kopshti yt, andaj fut në atë kopsht njerëz të urtë, dijetarë, poetë dhe shkrimtarë.
Kërko furnizim hallall dhe ruaju shumë nga harami. Nga njerëzit mos kërko asgjë. Tregtia është puna më e mirë. Bëhu i matur në jetën tënde.
Udhëto nganjëherë për ta përtëritur jetën tënde, vizito monumentet më të njohura botërore, qytetet e shtetet e ndryshme, sepse udhëtimi është përjetim i veçantë.
Vishu në mënyrë modeste dhe jo ekstravagante dhe luksoze. Mos u dallo me veshje dhe përpiqu të jesh si të gjithë të tjerët.
Mos u zemëro sepse hidhërimi shkakton shqetësim, pikëllim dhe mllef. Ai e vret dashurinë dhe i përçan njerëzit.
Mbaje me vete gjithnjë një fletore në të cilën do të shënosh obligimet tuaja. Ki kujdes kur është fjala për kohën dhe takimet. Përherë mbaj shënime.
Shoqërohu me muslimanë, priti ata fytyrëqeshur dhe përpiqu ta fitosh besimin e tyre në mënyrë që të bëhesh i afërt dhe i dashur me ta.
Ki besim te vetja dhe jo tek të tjerët, sepse ata mund të kthehen kundër teje. Mos u mashtro me vëllezër të rremë dhe dije se Allahun e ke gjithnjë pranë.
Largohu nga shtyrja e vazhdueshme e punëve dhe shpresa se do të arrish gjithçka në të ardhmen, sepse kjo shpie në dështim dhe në vuajtje.
Mos ji i pavendosur kur merr vendime, por bëhu guximtar, i patrembur dhe i vendosur.
Mos e rrëno jetën me ndryshimin e vazhdueshëm të punëve dhe të profesioneve sepse kjo tregon se ti nuk lidhesh për asgjë.
Gëzohu për gjërat që shlyejnë mëkate siç janë veprat e mira, vuajtjet, pendimi, lutja e vëllait musliman, mëshira e Allahut dhe shefati për të Dërguarin.
Jep sadakë, qoftë edhe pak. Ajo shlyen veprat e këqija, gëzon zemrën, largon brengat dhe shton furnizimin.
Shembull për çdo gjë duhet ta kesh të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Ai është prijës i vërtetë drejt lumturisë dhe suksesit.
Vizito spitalin për të kuptuar të mirat e shëndetit. Kalo nga burgu për ta vlerësuar më mirë lirinë. Do të shohësh sa të mira të rrethojnë, kurse ti nuk i vëren.
Mos iu dorëzo gjërave të parëndësishme dhe kotësive, mos i tepro gjërat dhe ruaju si nga nënvlerësimi, ashtu edhe nga zmadhimi.
Bëhu zemërgjerë, kërko falje nga ai që të  ka shkaktuar padrejtësi ose të keqe, do të jetosh më mirë. Kurrë mos planifiko hakmarrje.
Mos i argëto armiqtë me zemërimin tënd. Ata dëshirojnë të pikëllojnë, andaj nëse bëhesh i tillë, do t’i kënaqësh vetëm ata, kurse nuk do ta kesh aspak më lehtë.
Kurrë mos ndez zjarrin e urrejtjes, të lakmisë dhe të armiqësisë në gjoksin tënd, sepse atëherë fillon vuajtja e vërtetë.
Ji shumë i sjellshëm në shoqëri, fol vetëm mirë, ji i gëzuar, ndero miqtë, dëgjoi ata dhe mos i ndërprit kur flasin.
Mos u bëj si mushkonja që lëshohet vetëm në plagë. Kujdesu mirë që të mos ia shtosh gjendjen dhe vuajtjen tjetrit. Ji gjithnjë i gatshëm për ndihmë.
Besimtari nuk pikëllohet për shkak të humbjeve në këtë botë dhe kjo nuk i intereson. Ai nuk frikësohet nga vuajtjet sepse e di se në këtë botë gjithçka është kalimtare, pra edhe situatat e vështira.
Ki kujdes nga pasionet, kurvëria dhe dashuria mëkatare sepse kjo është vuajtje për shpirtin dhe është sëmundje për zemrën. Hidhu në përqafim të Allahut dhe adhuroje sinqerisht Atë.
Shikimi i gjërave të ndaluara të shkakton brenga dhe pikëllime të shumta. Të lumturit i ulin shikimet e tyre dhe nuk i afrohen haramit për shkak të frikës që kanë nga Allahu.
Kujdesu për ushqimin, ha vetëm atë që është e dobishme dhe e shëndetshme dhe mos fli gjumë i ngopur.
Përgatitu për skenarin më të keq nga frika prej fatkeqësive, atëherë do ta kesh më lehtë për t`i pranuar ato nëse të ndodhin, do të gjesh rehati dhe qetësi në jetë.
Dije se vuajtjet kalojnë kur është më së keqi, sepse edhe litari këputet kur tërhiqet fort.
Kujto mëshirën e Allahut e cila nuk ka fund. Ai e ka falë prostitutën pasi i kishte dhënë ujë qenit të etur, e kishte falur edhe njeriun i cili kishte vrarë njëqind vetë dhe shumë të tjerë. Ai i zgjat dorën dhe e ndihmon atë që kërkon prej Tij.
Është rregull që i eturi do të shuaj etjen, i urituri do të ngopet, i sëmuri do të shërohet etj. Pra edhe i përvuajturi pas pikëllimit do ta shikojë lumturinë.
Lexoje dhe analizoje suren Inshirah, posaçërisht në situata të vështira dhe do të shohësh se është ilaç i sigurt.
Mësoje lutjen për vuajtjet: Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Zotit të Arshit të madh. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Zotit të qiellit, të tokës dhe të Arshit fisnik.
Largohu nga zemërimi; nëse të kaplon, kërko ndihmë tek Allahu nga shejtani i mallkuar dhe lëviz, ndërro vend, nëse je në këmbë atëherë ulu dhe merr abdes më shumë se një herë.
Mos u frikëso nga ashpërsia sepse ajo të forcon zemrën, të bën të shijosh mirëqenien, tërheq nga situatat e pakëndshme, të ngritë dhe sjell në pah durim tënd.
Të menduarit për të kaluarën është marrëzi dhe sjellje e pakuptim sikurse kërkesa për bluarjen e miellit te mullisi.
Të gjitha gjërat shikoji nga ana pozitive, shpreso shpërblimin për to, dije se gjërat zakonisht janë më të lehta seç duken.
Dije se gjithçka që të ka ndodhur nuk ka mund të të anashkalojë dhe gjithçka që të ka anashkaluar nuk ka mund të të ndodhë. Penat janë tharë dhe fati është vulosur.
Nga pësimet merr mësim, prej tyre ndërto fitore, ashtu sikur nga limoni që bëhet pije e shijshme, pra shtoji lumit të problemeve një grusht sheqer dhe përshtate çështjen.
Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut dhe dije se ndihma e Tij gjithmonë u vjen besimtarëve.
E mira shpesh fshihet në atë që nuk e do dhe jo në atë që e dëshiron sepse ti nuk e di çfarë janë pasojat e gjërave.
Mos ji i shpërqendruar, sistemo mendimet, mos iu dorëzo iluzioneve dhe ëndërrimeve të kota. Mendo për të mirat dhe krijimin e Allahut.
Ik nga çdo grindje dhe zënke qoftë në punë apo në shtëpi, sepse qetësia dhe butësia janë shenja të lumturisë.
Namazi është miku më i mirë në fatkeqësi. Ai na shpie në lartësi qiellore dhe ia hap shpirtit botën e dritës dhe të lumturisë.
Puna serioze dhe produktive të liron shpirtin nga problemet e shumta, vështirësitë, mendimet e liga dhe shqetësimet.
Lumturia është si pema për të cilën besimi në Allahun dhe në botën e përtejme është ushqim, pije, ajër dhe dritë.
Njeriu i arsimuar, i edukuar mirë, fisnik dhe i ndershëm gjithsesi është nga njerëzit më të lumtur që do të kenë sukses në këtë dhe botën tjetër.
Pushoje zemrën, sepse edhe ajo e di të jetë e mërzitur. Ndrysho mënyrën e jetës, vendet që i viziton dhe librat që i lexon etj.
Dituria pushon zemrën dhe hap horizonte të gjëra, kështu që me të shpirti lirohet nga shqetësimi dhe pikëllimi.
Ndihma ndaj të tjerëve në fatkeqësi, përballja me vështirësi dhe fitorja mbi pengesat e bën njeriun të lumtur sepse kënaqësia e fitores dhe gëzimi i shpëtimit nuk ka të krahasuar.
Nëse do që t`i lumturosh njerëzit, bëj për ta atë që do të doje që ata të bëjnë për ty, mos kërko prej tyre asgjë dhe mos i nënvlerëso.
Kur njeriu e njeh vetveten dhe e kupton çfarë dëshiron, punon më mirë, është më i lumtur dhe më i suksesshëm.
Dituria dhe përvoja janë më të mira dhe më të vlerësuara sesa paratë, sepse shtazët gëzohen për gjërat materiale, ndërsa njerëzit për ato shpirtërore.
Kur njëri prej bashkëshortëve zemërohet, atëherë tjetri duhet të heshtë dhe ta pranojnë njëri tjetrin sepse askush nuk është i përkryer.
Bashkëbiseduesi i mirë dhe optimist të ndihmon shumë dhe të fut lumturi në jetën tënde. Bashkëbiseduesi pesimist e nxin gjithë botën para syve të tu.
Kush ka shtëpi, grua, shëndet dhe ushqime të mjaftueshme ka tërë pasurinë e botës, prandaj duhet ta falënderojë Allahun.
Ai që zgjohet i sigurt në mesin e familjarëve të tij, me shëndet të mirë dhe ka ushqim të mjaftueshëm për atë ditë – i është dhënë tërë pasuria e kësaj bote.
Kush kënaqet me Allahun për Zot të vetin, me Islamin për fê dhe me Muhamedin për të Dërguar, Allahu ia ka bërë vetës obligim që t’i dhurojë kënaqësi. Këto janë konditat themelore për kënaqësinë e Allahut.
Bazë e çdo suksesi është kënaqësia e Allahut me ty, pastaj kënaqësia e njerëzve rreth teje, atëherë edhe bëhesh pjesëtar i kënaqur dhe produktiv i shoqërisë.
Ushqimi mund të lumturojë një ditë, udhëtimi një javë, martesa një muaj, paratë një vit, por feja është lumturi për të gjithë jetën.
Njeriu nuk do të kënaqet vetëm me gjëra materiale si ushqimi, pija dhe argëtimi. Kënaqësia e vërtetë është në punë, dhe vetëm puna dhe përkushtimi i bëjnë njerëzit të dalluar.
Ai që mundet të lexoj duhet të jetë i lumtur, sepse shëtit nëpër të gjitha kopshtet e botës, ecë mbi mrekullitë e botës dhe kalon nëpër çdo kohë dhe vend.
Biseda me vëllezër dhe miq të largon nga çdo pikëllim, të ngushëllon dhe të sjell disponim të mirë.
Jeta formohet sipas mendimit tënd për të, gjegjësisht sipas pikëpamjes tënde rreth saj. Prandaj, mos ji pesimist dhe negativ.
Mendo vetëm për ata që i do, kurse ata që i urren mos u kushto asnjë çast të jetës tënde sepse ata nuk dinë për ty dhe për ambiciet tua asgjë.
Puna e frytshme të qetëson nervat, të sjell prehje dhe lumturi.
Lumturia nuk prehet në pasuri, në prejardhje dhe në pamje, por në dituri, fê dhe edukatë.
Robi më i lumtur i Allahut është ai që përpiqet më shumë në kryerjen e veprave të mira, t`i ndihmojë njerëzit dhe të falënderojë Allahun.
Nëse nuk je i lumtur në momentin aktual atëherë mos prit që lumturia të bjerë nga qielli ose të trokasë në derë.
Mendo për gjëra të mira që i ke kryer në të kaluarën, falëndero Allahun dhe gëzohu, sepse kjo e lumturon shpirtin.
Ajo që ishte e mjaftueshme për ty dje, do të mjaftoj edhe sot dhe do të mjaftoj edhe nesër. Brengosu vetëm për raportin ndaj Allahut, mbështetu te Ai sepse vetëm Ai të mjafton.
Midis teje dhe atyre që kanë pushtet ka dallim vetëm në një ditë. Ajo që ka qenë dje ka kaluar. Për nesër nuk është i sigurt asnjëri. Prandaj, kjo është vetëm një ditë, kurse kjo është një kohë shumë e shkurtër.
Gëzimi e forcon shpirtin dhe e kënaq zemrën, i balancon gjymtyrët e trupit, të sjell forcë, të jep vlerën e jetesës dhe të zgjat jetën.
Siguria, shëndeti, besimi dhe pak pasuri janë lumturi. Nëse nuk e beson shih të sëmurin, jobesimtarin dhe të varfrin.
Ai që është i drejt është njëkohësisht edhe i lumtur; ndërsa kush arrin të bëjë balancë në jetë – ka fituar.
Fjala “tani” është emër i dytë për kohën, kurse fjala “kënaqësi” është emër i dytë për lumturinë.
Nëse të godet ndonjë fatkeqësi, mendo se ka mundur të jetë edhe më keq dhe se sa shpejt ka kaluar, kësisoj do të largosh shqetësimin dhe pikëllimin.
Nëse je në ndonjë krizë, kujto sa kriza ke pasur edhe më parë, ndërsa Allahu të ka ndihmuar dhe ti i ke tejkaluar të gjitha ato.
Ditë e plotë është ajo në të cilën i ke ndihmuar tjetrit, e ke kryer detyrën, ke falënderuar Allahun, ke mësuar diçka, ke vizituar familjarët ose ke kryer ndonjë vepër të mirë.
Le të jetë përreth teje dhe në dorën tënde gjithnjë libri, sepse ka raste kur ju kalon koha kot, e ai më së miri e ruan kohën tënde dhe të sjell dobi në jetë.
Mos e harro Kuranin, recitoje në pjesën e fundit të natës, në përfundim të ditës. Pranë Kuranit kurrë nuk do të ndjesh mërzi ose ndonjë brengë sepse ai është plot jetë dhe lumturi.-  Para se të fillosh një punë ose të marrësh një vendim mendo për pasojat, fal istihare dhe këshillohu me njerëz
të besuar, në mënyrë që të arrish sukses, përndryshe nuk ka asnjë keqardhje.
Njeriu i mençur ka shumë miq, e pak armiq. Mikun mund ta fitosh pas një viti, kurse për armikun të mjafton vetëm një ditë, lum ai që i fal krijesat e Zotit të Tij.
Ki kufi në kërkesat tua të kësaj bote. Në të kundërtën, do ta kesh zemrën gjithnjë të shqetësuar, në vuajtje dhe në disharmoni.
Për të mirat që zotëron duhet falënderuar Allahun, sepse në këtë mënyrë e shpaguan me bindje dhe modesti.
Ai që është i devotshëm, ka zemër dhe mendim të pastër, kësisoj do ta fitojë dashurinë e Allahut, por edhe dashurinë e njerëzve.
Përtaci dhe ai që është i papunë në të vërtetë janë të sëmurë, gjersa punëtori e kupton jetën dhe ai është vërtet i lumtur.
Në jetë ka shumë më shumë gjëra të mira në krahasim me të këqijat dhe negativet. Vetëm duhet ditur t`i dallojmë dhe t`i praktikojmë.
Sikur një femër ta ketë tërë pasurinë e botës, tërë certifikatat e botës dhe të jetë shumë e njohur, krejt kjo do të ishte e kotë nëse nuk ka burrë.
Jeta është e plotë nëse në rini je ambicioz; kur të bëhesh burrë – puno shumë; kurse kur të plakesh  - mendo thellësisht.
Për çdo dështim fajëso veten dhe jo të tjerët, sepse ke shumë të meta që duhet eliminuar e koha nuk të premton.
Libri i cili të fisnikëron, të gëzon zemrën, të qetëson shpirtin dhe të zhvillon mendjen është më i mirë se sa pallatet luksoze dhe thesaret.
Nga Allahu kërko falje, shëndet dhe mëshirë. Nëse të plotësohet, ke fituar pasurinë më të madhe dhe ke zgjidhur të gjitha problemet dhe vështirësitë.
Të mjaftojnë një kore e thatë buke, disa hurme, një gotë ujë, një hasër në dhomë dhe Kurani që ta përshëndetësh botën me selam.
Lumturia qëndron në sakrificë dhe vetëmohim, në vetëpërmbajtje dhe kultivim të nefsit, si dhe largimi nga egoizmi.
E qeshura e matur të qetëson shpirtin, të forcon zemrën, të largon mërzinë, të aktivizon në punë dhe të bën simpatik për të gjithë.
Adhurimi është lumturi, bamirësia – sukses; prandaj përmende gjithnjë Allahun, kërko falje dhe ji modest do të jesh gjithnjë i drejtë.
Miqët më të mirë janë ata që nuk të shkaktojnë brenga, dhembje dhe probleme. Në mesin e tyre gjithnjë pushon dhe gjithnjë dëgjon diçka të dobishme.
Mos ji tepër ambicioz dhe jashtë realitetit tënd, ngase do të shkatërrohen të gjitha ëndrrat dhe do të rrënohet jeta.
Mos mendo sikur të është dhënë gjithçka dhe se je i përkryer. Jo, të janë dhënë vetëm shumë të mira dhe begati.
Gruaja e bukur dhe e devotshme, shtëpia e gjerë, furnizmi i mjaftueshëm për jetesë dhe fqinji i mirë, janë begati që shumëkush nuk i ka.
Harresa e gjërave të këqija është begati si edhe kujtimi për gjërat e mira, kurse neglizhimi i të metave njerëzore është virtyt.
Falja është më e mirë se sa hakmarrja, puna është më e mirë se sa kotësia, besimi është më i mirë se sa pasuria dhe shëndeti është më i mirë se sa pasuria.
Vetmia është më e mirë se sa shoqëria e prapë, shoqëria e mirë – se sa vetmia, ngase vetmia dhe të menduarit janë adhurim.
Vetmia është mbretëria e mendimit, kurse argëtimet e tepruara janë marrëzi, besimi i tepërt në njerëz është budallallëk, kurse armiqësimi i tyre pafatësi.
Edukimi i keq është dënim, lakmia është helm, përgojimi është krim, ndërsa përcjellja e thashethemeve është tradhëti.
Falënderimi i Allahut është bekim dhe braktisja e mëkatit është jetë e vërtetë për zemrën. Lufta kundër shpirtit është çështje e pëlqyer e dinjitarëve.
Të hash koret e bukës në siguri është më mirë se sa ngrënia e mjaltit në frikë. Kasollja brenda së cilës ndodhen të dashurit e tu është më e mirë se sa pallatet në të cilat sundon çrregullimi.
Kënaqësia nga dituria është e përhershëm, lavdia është e përjetshme dhe përkujtimi mbetët, ndërsa kënaqësia nga pasuria kalon shpejt, lavdia është kalimtare dhe përkujtimi drejt fundit.
Kënaqësia me gjëra materiale është e pakuptim sikurse kënaqësia e fëmijëve me gjëra të rëndomta, sepse ai që ngjason pas pasurisë poshtërohet. Gëzimin e vërtetë e ndjejnë besimtarët dhe njerëzit që i janë përkushtuar shkencës.
Brenga është vuajtje e vërtetë dhe mundim i arritjeve tua, rahatia e vërtetë qëndron në kryerjen e detyrimeve dhe punëve.
Kërko gëzim në Kuran. Puno atë që e di dhe e do. Shtëpia jote le të jetë fortesë, thesar dhe seharë e gjërave të mira.
Kënaqësia me ushqim dhe me pasuri është sikurse kënaqësia e fëmijëve, ndërsa kënaqësia në lavdërim dhe në mirësjellje është kënaqësia e njerëzve ë mëdhenj, lavdia e punës së drejtë nuk fanitet kurrë.
Namazi i natës të ndriçon shpirtin; dashuria ndaj njerëzve të pastron vetëdijen dhe pritja e shpëtimit është adhurim.
Sprovat sjellin katër shkathtësi: pritje të shpërblimit, jetë të përmbajtur, përmendje të Allahut dhe pritje të shpëtimit.
Më së miri për këtë botë dhe për ahiret është falja në xhemat, dashuria ndaj muslimanëve, kryerja e detyrimeve dhe largimi nga mëkati.
Kurrë mos dil në krye të çështjeve, sepse njerëzit që udhëheqin të tjerët ose projektet e ndryshme kanë më shumë probleme dhe sulme.
Humbja e kohës është shenjë e marrëzisë së njeriut dhe e çmendisë së tij. Njësoj është edhe me shtyrjen e pendimit, harrimin e Kuranit dhe mos përmendjen e Allahut, shpërfilljen dhe përhapjen e sekreteve të huaja.
Zemra vdes kur nuk ka adhurim dhe devocion, kur njeriu i shtrohet mëkateve, nuk kujdeset për fjalët e paturpshme, shpreson kot se Allahu nuk do ta ndëshkojë dhe i përqesh të ndershmit.
Kush nuk është i lumtur në shtëpinë e tij, nuk mund të jetë i kënaqur në ndonjë vend tjetër. Atë që nuk e duan familjarët, nuk do ta duan as të tjerët. Kush e kalon sot jetën si të kotë, do ta bëjë edhe nesër.
Katër gjëra të sjellin lumturi: libri i dobishëm, djali i edukuar, gruaja besimtare dhe shoqërimi me njerëz të mirë. Ndërsa Allahu zë vendin e të gjithëve.
Njerëzit e mençur synojnë besimin, shëndetin, pasurinë, lirinë, qetësinë, fuqinë dhe diturinë, por pak prej tyre mund t’i sigurojnë të gjitha këto.
Je i lumtur tani sepse nuk ke kohë të përcaktuar të qëndrimit tënd, nuk ke siguri nga shkëlqimi i kohës, mos e bëj qëllim të jetës pasurinë dhe fe kënaqësinë.
Gjërat më të mira në botë janë besimi i sinqertë, Rruga e drejtë, mendja e trupi i shëndoshë dhe furnizimi i mjaftueshëm. Vështirë që mund t`i përmbledhësh të gjitha.
Dy të mira janë të fshehura: shëndeti fizik dhe siguria në vend. Dy të tjera janë të dukshme: familja e mirë dhe mirësia e njeriut.
Zemra e gëzuar mbyt qelizat e urrejtjes, ndërsa shpirti i kënaqur vret çdo të keqe.
Siguria është themeli më i mirë, shëndeti – veshja më e mirë, dituria – ushqimi më i mirë, dashuria – ilaçi më i mirë dhe mbulimi – zbukurimi më i mirë.
Njeriu i lumtur nuk është mëkatar, i varur, i sëmurë, i çuditshëm, i burgosur, ndërsa personi i pikëlluar nuk është i huaj.
Lumturia qëndron në eliminimin e armiqësive, kryerjen e të mirave dhe luftë me pasionet.
Rruga më e sigurt është ajo drejt shtëpisë, dita më e mirë është ajo në të cilën ke bërë ndonjë mirësi, ndërsa dita më e keqe – ajo në të cilën e fyen dikë.
Nëse njerëzit të fyejnë, realisht ata e fyejnë Allahun. Ai i krijoi nga asgjëja, kurse ata dyshojnë. Vetë Ai i ushqen, u jep të pinë dhe u ofron siguri, kurse ata e mohojnë Atë dhe luftojnë kundër Tij.
Mos mendo për problemet e të gjithë njerëzve, sepse ata nuk mendojnë për ty. Nëse i godet ndonjë fatkeqësi, i harrojnë të tjerët dhe problemet e tyre.
Mendo mirë për fatin tënd, vendin, sigurinë, qetësinë dhe shpëtimin. Falëndero Allahun dhe bëj vazhdimisht adhurim.
Ji në këtë botë si i huaj dhe kalimtar rasti. Falu sikur të jetë namazi yt i fundit. Mos deklaro diçka për çka do të pendohesh në të ardhmen.
Ji modest në këtë botë, që të dojë Allahu, përmbaju nga kërkesat ndaj njerëzve dhe ata do të duan. Ji i kënaqur me pak, puno sipas Shpalljes, përgatitu për ahiret dhe ki frikë Allahun.
Ai që urren nuk ka jetë, armiqtë nuk kanë qetësi, mëkatarët nuk kanë siguri. Gënjeshtarët janë të përçmuar, tradhtarët të mohuar dhe mashtruesit janë të privuar nga çdo lloj dashurie.
Sa e çuditshme është gjendja e besimtarëve! Çdo gjë që i ndodh për të është e mirë. Nëse i ndodh ndonjë gëzim, ai falënderon Allahun dhe është mirë. Nëse e godet ndonjë fatkeqësi, duron dhe sërish është gjë e mirë. Por një gjendje të tillë mund ta ketë vetëm besimtari.

Buzëqeshja është çelësi i lumturisë, dashuria porta e saj, gëzimi kopshti i saj, besimi drita e saj, kurse siguria istikamet e saj.
Besimtari i sinqertë fle gjumë në tokë sikur të jetë në shtrat të mbretit. Ai është shumë modest, i kënaqur me pak, ha bukë të thatë dhe banon në kasolle të vjetruar.
Koprraci jeton si skamnor i fundit, shërbëtor i familjes së vet, i urryer nga njerëzit dhe larg nga mëshira e Allahut.
Fëmijët janë më të mirë se sa thesaret, shëndeti – se sa pasuria dhe tregtia – se sa grumbullimi i parave.
Në gëzim ji mirënjohës, në mjerim ji i durueshëm. Kur hesht mendo, kur flet, le të jetë dhikr dhe jeta le të kalojë në përkushtim.
Ji si shpendi që tërë ditën kërkon ushqim dhe nuk brengoset për nesër. Ai nuk i beson askujt, nuk e shqetëson askënd, nuk është i majmë dhe lëviz lehtë.
Kush shoqërohet shumë me njerëz do ta shijojë poshtërimin e tyre. Kush është koprrac ndaj tyre, do ta përçmojnë. Kush është i mirë ndaj tyre, do ta duan.
Anijet nuk pushojnë, ditët janë mashtruese dhe çdo ditë Mëshiruesi është në veprim, ndaj përse je i pikëlluar?
Si mund t’i ankohesh të sëmurit, të kërkosh nga koprraci dhe të mos i japësh skamnorit? A e di kush është Zoti i të gjithë botëve?!
Në kohën e syfyrit lutju Allahut, bëj dua dhe kërko falje.
Kur je në sexhde, ia beso fshehtësitë Zotit, sepse Ai di gjithçka. Ndaji me Të sekretet sepse dashuria në mes robit dhe Zotit të tij ka sekrete për të cilat njerëzit lakmojnë.
Madhëruar qoftë Ai që vepër të madhe e ka bërë sexhden, besimin, dhe nënshtrimin që bëhen në emër të Tij.
Nëse të godet një fatkeqësi, nëse zhytesh në probleme dhe vështirësi, mos u pikëllo. Sepse Allahu do të gjejë rrugëdalje.
Mos harro fjalët: Më mjafton vetëm Allahu dhe sa mbrojtës i mirë është Ai, sepse ato largojnë shumë vështirësi dhe vuajtje.
Lum shpendi, ai pi nga lumi, banon në pemë, ushqehet nga frytet e natyrës dhe nuk mendon për rrezik. Ti je krijesa më e lumtur!
Lumturia është moment i dashurisë; në pikëllim shlyhen mëkatet, zemërimi është xixë e armiqësisë, papunësia është shkatërrim, kurse adhurimi është si tregtia!
Dje ka vdekur, për atë nesër nuk dimë asgjë, vetëm kjo sot është aktuale. Ti je bir i kohës, i orës dhe i minutës, prandaj shndërroji në bindje dhe do të arrish sukses të madh.
Shoqëria jote le të jetë libri, lapsi dhe ngjyra. Mbretëria jote le të jetë shtëpia, fuqia - thesari yt, si dhe mos u pikëllo për atë që ka qenë dhe ka kaluar.
Disa fillime mbase janë të hidhura, por fundin e kanë të ëmbël si reja e cila vjen më furtunë dhe bubullimë, por lë pas shiun e dobishëm.
Pendimi hap çdo derë, mendja kthjellon, largon pikëllimin dhe sjell nafakë dhe sukses.
Gjashtë gjërat shumë të rëndësishme janë: feja, dituria, pasuria, shëndeti, qëndrueshmëria dhe falja.
Vetëm Allahu e shpëton njeriun nga vuajtja, ia lehtëson vështirësitë dhe ia largon errësirën.
Rri larg nga kontestimi, argëtimi, fjalët e këqija sepse kjo shpie në shqetësim dhe shkatërrim.
Dëgjo mirë kur të thuhet diçka, mos e ndërprit asnjërin kur flet dhe ji i butë në bisedim.
E din që ke sy, veshë, duar, këmbë, gjuhë dhe të gjitha organet tjera, pastaj fenë, Kuranin dhe qetësinë. Po sa je mirënjohës për këtë, o njeri? Cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni?
Ecë mbi tokë, fle i qetë, je shëndosh, i ngopur dhe i veshur. Mendo për ata të cilëve u mungojnë këto gjëra.
Nuk je i verbër, i shurdhër dhe memec. Nuk vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme. Sa e falënderon Allahun për këtë?
Ne jemi shumë fatkeq sepse i dorëzohemi të kaluarës dhe të ardhmes, duke humbur kështu të sotmen. A ka kjo ndonjë lidhje me mendjen e shëndoshë?
Kur dikush të përmend, kjo duhet të jetë me shkas. Pra, ka bërë diçka mirë apo keq.
Nëse identifikohesh me të tjerët, duke i imituar dhe pasuar verbërisht, e ke nënshkruar gjykimin tënd me vdekje dhe ke shkatërruar veten.
Mos u bëj parazit! “...dhe çdo vëllazëri është burim prej së cilit është pirë.”[1] “Secili kthehet kah kibla e vet, kurse ju përpiquni t’i tejkaloni të tjerët duke bërë vepra të mira!”[2]

Pas lotit shihet buzëqeshja, pas pikëllimit vjen gëzimi, pas sprovës – shpërblimi, sepse ditët dhe vitet janë mashtruese.
Shiko dhe do të shohësh se të gjithë njerëzit janë sprovuar, kanë ndonjë problem, sprovë dhe vuajtje. Çdo fytyrë ngryset dhe në çdo vend ka njerëz që vuajnë.
Falënderimi për një të mirë është më i mirë se sa kënga e bilbilit dhe behari i pranverës.
Nëse pi ujë të vakët, do ta falënderosh Allahun fort. Nëse pi ujë të ftohtë, Allahun do ta falënderojë çdo organ.
Nëse nuk e përfill atë që nuk të intereson, do të hysh në oborr të lumturisë. Nëse vepron mirë me secilin dhe ata ta kthejnë njësoj, e ke arritur majën e lumturisë.
Ruaju mirë nga brenga, ajo është helm. Përtacia është vdekje. Palëvizshmëria është vuajtje.
Më mirë të jetosh vetëm se me një fqinj të keq. Më mirë është të bësh vepra të mira se të sorollatesh në pallatet luksoze.
Të gjitha të mirat i arrin ai që ka besim të drejtë, mendje të shëndoshë, turp dhe moral.
Allahu në zemrat e njerëzve zgjon dashuri ndaj atyre që ikin nga diskutimet, largohen nga mëkati, nuk gënjejnë, janë të kënaqur me pak dhe nuk e lakmojnë asnjërin.
Ai që e nënçmon fuqinë e humb këtë botë, kush e nënçmon diturinë e humb fenë, kush e nënçmon të vërtetën  humb njerëzinë, ndërsa kush e nënçmon dhe e shpërfill Allahun e ka humbur edhe këtë edhe botën tjetër.
Nëse njerëzit të kërkojnë, këtë konsideroje bekim. Dita më e mirë është kur jep dhe jo kur merr.
Para se të flesh, fali të gjithë, pastroje zemrën me ujin e mëshirës dhe mirëkuptimit, ndjeje ëmbëlsinë e besimit.
Dituria të lumturon në vetmi, është mik i pandashëm, udhërrëfyes në Rrugë të drejtë, burim i jetës dhe furnizim për jetë pas vdekjes.
Nuk ka asgjë të keqe nëse dikush ka rroba të vjetruara dhe të grisura, ndërsa zemrën e ka të pastër, shpirtin e ndjeshëm dhe është i kënaqur.
Largimi nga Allahu është shkak i çdo pikëllimi, fatkeqësie dhe vuajtje. Ai që e braktis fenë shkon në burgun në të cilin domosdo do vdesë.
Pasuria më e madhe është hallalli sepse me të njeriu fle qetë dhe nuk brengoset për të ardhmen.
Kryesisht është më mirë të heshtësh sepse heshtja është shpëtim. Ai që flet menjëherë pas provokimit i shkakton shumë probleme vetvetes.
Për jetë është shumë me rëndësi të kemi furnizim, të planifikojmë punët, ta fisnikërojmë shpirtin dhe të ngritemi shpirtërisht.
Vetmia të mbron nga lakmitarët, shpifësit dhe personat e paturp. Kjo është dobia më e madhe prej saj.
Udhëtimi nuk të shëron nëse në të nisesh më të gjitha brengat, prandaj fillimisht duhet rregulluar shpirtin tonë.
Nëse shpirti ka në vete bukuri, ai rreth vete shikon gjithçka të bukur.
Mëshira e Allahut manifestohet edhe në atë që për robërit e tij të bindur ua pasuron zemrat, ashtu që ata janë shumë krenarë dhe të lumtur, madje edhe kur janë me të varfëritë.
Në këtë botë duam shëndet, gjersa jemi të ri duam fuqi, kur jemi të zemëruar duhet durim, fisnikëri dhe devotshmëri.
Ai që e kalon jetën në xhami, do të kënaqet në mbretërinë e ajeteve, do të takojë vëllezër të sinqertë, do të fitojë dituri të dobishme dhe do të pendohet sinqerisht.
Ai që agjëron, ushqimi i tij është më i miri. Kush punon, ëndrra e tij është më e ëmbla, kush është serioz, do të falënderohet, ndërsa kush është prijës do të lakmohet.
Lumturinë do ta gëzojë vetëm ai që jeton i liruar nga robëria e trupit, pasionet dhe gjërat materiale. Robërimi është vetëm ndaj Allahut.
Është i lumtur ai që ka zgjidhje për çdo situatë, kujton të mirat e njerëzve, kurse harron të këqijat dhe padrejtësitë.
Dije se nuk do të vdesësh pa e shpenzuar furnizimin tënde.
Ai që e arrin kulmin e lumturisë duhet të përgatitet për gjëra më të këqija në jetë, përveç robërve të Allahut sepse kulmi i tyre është kënaqësia e Tij.
Mirënjohësve duhet dhënë më shumë, kurse më shumë duhet dashur ata që kryejnë vepra të mira, largojnë të këqijat dhe jetojnë thjesht.
Nëse ke para, jep lëmoshë. Nëse je i lumtur, ji i qetë. Nëse je i famshëm, ji modest.
Mëshira arrihet me mund. Edukata është më e mirë se çdo post, devocioni është më i mirë se fama dhe ambicia është më e mirë se përvoja.
Mos u bëj makut ndaj gjithçka që shikon. Mos iu rrëfe çdo miku dhe ruaje sekretin nga gruaja.-  Pushimi i vërtetë është në vetmi, në siguri është adhurimi, dashuria është në besim dhe besimi në sinqerit
et.
Mund të ndodhë që për një kafshatë të sëmuresh, për shkak të një fjale të shkaktosh zemërimin e armikut, me një vepër të keqe të harrosh bamirësitë dhe me një shikim të shkosh në shkatërrim.
Mos dashuro me forcë, mos urrej tepër, mos jeto në luks, mos kujto sëmundjen  dhe mos vrapo pas famës.
Secili njeri është zot në shtëpinë e tij.
Ditët më të mira janë ato kur je dorëlirë, fiton dituri, ndalon një të keqe dhe kryen një të mirë.
Sa raste kemi pasur në jetë për të mësuar, vetëm pasi ta pësojmë e kuptojmë siç dinë për shëndetin vetëm ata që janë të sëmurë.
Ke detyrim ndaj Allahut, vetes, trupit, gruas, mysafirit dhe të tjerëve, prandaj kryej të gjitha në kohë të caktuar.
Kënaqu me mëngjesin dhe lindjen e diellit sepse kjo kohë sjell bukuri të çuditshme që nuk duhet lëshuar sepse është melhem për shpirt dhe zemër.
Zgjohu herët sepse në të ka bereqet dhe që nga mëngjesi fillo punët tua, mëso, lexo, udhëto dhe vizito miqtë.
Bëhu i matur, mos ecë me mburrje, përpiqu të kënaqësh Zotin, ki mëshirë ndaj njerëzve, kryej detyrat dhe vizito të afërmit.
Suksesi përbëhet nga të folurit e sinqertë, puna e mirë dhe kundërshtimi i padrejtësisë.
Madhështinë dhe ëmbëlsinë e posaçme e ndiejnë ata që rrinë shpesh vetëm.
Musliman është ai nga gjuha dhe duart e të cilit janë të sigurt muslimanët tjerë, besimtar është ai për të cilin njerëzit janë të sigurt se nuk do t’i dëmtojë e as do t’i grabisë. Muhaxhir është ai që braktis atë që e ka ndaluar Allahu.
Pasuria më e madhe është ajo që të sjell dobi, shtëpia më e mirë është ajo më e gjera dhe miqtë më të mirë janë ata që të këshillojnë.
Nëse askush nuk të lakmon, ti nuk ke kurrfarë të mire. Nëse nuk ke miq, nuk ke kurrfarë edukate. Nëse nuk ke fê, nuk ke mbështetje.
Gjithnjë pendohu për mëkatet tua dhe gëzo shpirtin me vepra të mira.
Trashësia është shenjë e pakujdesit, ajo e shkatërron inteligjencën dhe e bën njeriun përtac. Fjetja e tepruar e rrënon trupin, kurse të qeshurit e tepruar e vdes zemrën.
Gjërat e bukura në jetë janë udhëtimet me atë që e do, largimi nga ajo që nuk e do, qetësia nga tiranët dhe kujtimi i sukseseve.
Bamirësia të bën të lirë, durimi të shuan çdo zjarr, kurse bujaria zemëron armiqtë.
Kjo botë vlen pak.
Nëse brengosesh për nesër, mendo për Atë që krijon ardhmërinë. Nëse je i mërzitur për shkak të së kaluarës, mendo për Atë që mund ta kthejë.
Edhe suksesi më i vogël është më i mirë se sa pasuria. Vetmia kur je krenar është më e mirë se sa pushteti i atij të cilin e poshtërojnë. Dobësia në adhurim është më e mirë se sa fuqia në mëkat.
Ai që është i kënaqur është më i mirë se çdo sundimtar, ai që e tepron ecë drejt shkatërrimit, njeriu i zemëruar është si i marri, i papuni është i humbur, kurse lakmitari është i padrejtë.
Të përmendurit e Allahut i pëlqen Zotit. Kjo i bën të lumtur njerëzit, dëbon shejtanët, largon pikëllimin dhe sjell harmoni.
Është i lumtur ai që jeton gjatë ndërsa kryen vepra të mira, pasuria e tij është bekuar dhe devocioni i tij është më i madh se pasuria.
Ai që kujdeset për të tjerët si shpërblim do të harrojë brengat e veta. Ai që është në shërbim të Zotit të vet do të ketë si shpërblim njerëz që i shërbejnë atij, kurse shpërblimi i atij që heq dorë nga kjo botë është që Allahu do t’i japë të mira të shumta.
Mos e nënçmo asnjë të mirë dhe mos e minimizo asnjë mëkat. Nëse nuk je i sinqertë, mos bëj shumë adhurim.
Besimtarët e vërtetë dhe dinjitarët i gëzohen Allahut, veprave të mira dhe Xhenetit, e jo gjërave të kësaj bote.
Sinqeriteti është qetësi, gënjeshtra – frikë. Turpi është mburojë, dituria - argument, sinqeriteti – bukuri dhe heshtja –urtësi.
Ëmbëlsia e fitores është më e madhe se hidhësia e durimit. Klithma e suksesit është më e fortë se gjëma në vuajtje.
Gjëja më e mirë në këtë botë është dashuria e Zotit, gjëja më e mirë në Xhenet është shikimi i Allahut, libri më i mirë është Kurani, ndërsa krijesa më e mirë është Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Është i gëzuar ai që nxjerr mësim nga e kaluara, e zbaton në jetë dhe mendon për Allahun haptas dhe fshehtas.
Makutëria është shkatërrim, koprracia është vetëvrasje, kurse pakujdesia – krim.
Kujto Allahun dhe Ai do të kujtojë ty. Kujto Allahun dhe do të jetë gjithnjë me ty. Kujto Allahun kur e ke lehtë. Ai do të kujtojë ty kur e ke vështirë. Kur të lutesh, lute Allahun, dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko vetëm prej Tij.
Gjatë ditëve të mirëqenies përgatitu për vështirësi, paraja le të ruaj dhe tërë jeta le ta kalojë në bindje ndaj Allahut.
Mund të ndodhë që një gjësend i ëmbël të përfundojë keq, mund të ndodhë që një fatkeqësi të sjellë dobi dhe mund të ndodhë që qeshja të shndërrohet në vaj.
Nëse je mirënjohës, të mirat tua rriten, nëse nuk je, ato pakësohen.
Nëse do të kesh trup të shëndoshë, ha pak. Nëse do të kesh shpirt të pastër, mos mëkato shumë. Nëse do ta shpenzosh kohën, largohu nga kotësia.
Një minutë dhembje është si një vit, ndërsa një ditë e këndshme është si një minutë, netët e lumtura janë të shkurtra, kurse netët plot brenga janë shumë të gjata.
Pikëllimi njeriut ia kujton mirëqenien, uria ushqimin, burgu lirinë, kurse sëmundja të mirat e shëndetit.
Përmbaju tri gjërave: qetësisë, të vërtetës dhe gëzimit. Ruaju nga tri gjëra: pesimizmi, iluzioni dhe pikëllimi.
Lumturia sjell përsosmërinë, suksesi nënkupton përfundimin e asaj që është planifikuar dhe trimëria është pranimi i botës ashtu siç është.
Zgjohu në kohën e syfyrit, drejtoj duart kah Allahu dhe deklaro: Na plotëso dëshirat, o Zot i Madhëruar!
Shëndeti është një nga të mirat më të mëdha, andaj mos pi pa pasur etje, mos ha pa pasur uri dhe mos fli pa u lodhur.
Kush është serioz dhe i përkushtuar do të arrijë gjithë çka dëshiron. Kush nxiton nuk do të ketë sukses.
Ji i kënaqur me atë që të ka dhënë Allahu, mos dëshiro ta ndryshosh gjendjen se vetëm Ai e din çka është më e mirë për ty dhe është më i mëshirshëm ndaj teje madje edhe se nëna jote.
Krejt çka ka përcaktuar Allahu është e mirë, madje edhe mëkatin të cilin e pason pendimi i sinqertë, kërkimi i faljes dhe përulja.
Kërko vazhdimisht falje ngase, Allahu falë ditë e natë, pra mos lejo pa e shfrytëzuar këtë kohë për të fituar falje.
Lum ai që është mirënjohës, që bën durim në sprovë, kërkon falje kur gabon, kur zemërohet është i butë dhe është i drejtë në sundim.
Me lexim ruhet gjuha, fisnikërohet mendja, pastrohet shpirti, largohen brengat, pasurohet përvoja dhe fitohen shumë të mira.
Ushqimi i zemrës është sinqeriteti, pendimi, mbështetja te Allahu, dëshira për ta parë Atë, frika nga ndëshkimi i Tij dhe dashuria për Të.
Deklarimi i vazhdueshëm i fjalëve Madhëruar qoftë emri i Lavdiplotit dhe i Fisnikut dhe O Ti i Gjalli dhe i Amshuari, nga Ti ndihmë dhe mëshirë kërkojmë, shpëton nga çdo vuajtje dhe sjell gëzim.
Kur dikush të shqetëson, kujto përcaktimin e Allahut, mirësinë, faljen, shpërblimin për falje dhe durimin nga ai. Dije se njeriu që të ngacmon është i padrejtë, kurse ti i cenuari, dhe kjo është më mirë.
Përcaktimi është shënuar, jeta jonë dhe furnizimi, andaj përse të brengosemi? Për çdo sëmundje, mjerim dhe vështirësi ekziston një shpërblim, atëherë përse pikëllohemi?
Të përmendurit e Allahut të Madhëruar, bindja, dashuria ndaj Tij, gëzimi dhe pikëllimi për Të, krejt kjo është xhenet në Tokë, ai që hyn në të do ta përjetojë Xhenetin në ahiret.
Allahu është i kënaqur me ata që dëgjojnë urdhrat e Tij dhe janë të bindur. Ata largohen nga mëkati, janë të kënaqur me përcaktimin e Allahut sepse Ai u jep gjithçka që dëshiron dhe i mbron nga të gjitha të këqijat.
Si të pikëllohet njeriu që e do Zotin e vet, i Cili kujdeset për të, e mbron, e falë, e ushqen, i ka dhënë vesh, sy, jetë dhe te të Cili janë çelësat e të gjitha gjërave.
Mëshira e Allahut është e pafund, dyert e saja janë gjithnjë të hapura dhe falja është e gatshme. Ai pranon pendime dhe është shumë bujar.
Mos u pikëllo sepse gjithçka është përcaktuar. Penat janë tharë dhe fati është shënuar.
Gjithçka që punon, bëj sa më mirë, mos shpreso shumë, përgatitu për vdekje, jeto në kuadër të një dite, bëhu real dhe ruaje gjuhën.
Libri është gjësendi më i vlershëm. Varri është këshilluesi më i mirë. Gjëja më e keqe është mëkati, kurse më e mira është modestia.
Madhështia jote dhe gjurma në histori varet nga ambiciet tua. Fama nuk fitohet vetëm ashtu, porse për të duhet mund dhe djersë.
Afroju gjërave ngadalë, dëshira dhe ambicia më e madhe le të jetë ahireti. Përgatitu për takim me Allahun dhe mos të interesojë asgjë tjetër.
Gjërat e padobishme shkaktojnë telashe, qoftë kur është fjala për ushqim, pije, bisedë apo shoqëri.
Që të mos brengoseni për atë që ka kaluar. Mos u pikëlloni dhe mos u brengosni për atë që nuk është më sepse në këtë nuk ka kurrfarë dobie.
Të mjafton Allahu dhe besimtarët që të pasojnë. Dije se të mjafton vetëm Allahu, sepse Ai të ndihmon, mbështet, mbron dhe kujdeset për ty, andaj mos u frikëso nga askush tjetër.
Allahu është me ata që janë të devotshëm. Zoti i mbron besimtarët nga armiqtë, i shpëton nga vuajtjet, i shëron nga sëmundjet dhe u mundëson shpëtim nga çdo vështirësi.
Mos u pikëllo, Allahu është me ne. Zoti na vrojton gjithnjë dhe gjithkund. Ai e din për fjalët tona, na ndihmon dhe i largon të gjitha brengat.
A nuk e bëmë gjoksin tuaj të gjerë. Prandaj, bëhu orator, i lumtur, i sjellshëm, i qeshur, i qetë dhe i gëzuar.
Mos u pikëllo për shkak të shpifjeve të tyre. Të mjafton Allahu si mbrojtje dhe ndihmë.
Mos u pikëllo dhe mos u brengos. Muslimanët kanë besim të vërtetë, rrugën më të mirë dhe moralin më fisnik.
Zoti yt falë shumë. Vetëm Ai falë mëkatet, pranon pendimet, shlyen veprat e këqija dhe fshehë prapësitë tona.
Mos humbni shpresën nga mëshira e Allahut! Ai, me siguri, do t’i falë të gjitha mëkatet. Shpëtimi do të vijë shpejt, lehtësimi është afër, kurse fisnikëria dhe mirësia hyjnore mbulojnë gjithçka.
Ai është më Mëshiruesi. Allahu shëron, falë, plotëson lutjet, kujdeset, ofron dhe i do robërit e Tij.
Allahu është mbrojtja më e mirë. Ai shëron të sëmurët, udhëzon të humburit, shpëton fatkeqit dhe jep rrugëdalje për të vuajturit.
Mbështetuni tek Allahu! Te Ai rrëfehuni, ankesat dhe dëshirat ia paraqitni Atij dhe me kujdesin e Tij kënaquni.
Allahu me siguri do të dhurojë fitore. Ai hap të gjitha dyert, largon telashet, ndihmon gjatë netëve të gjata, fisnikëron mendjen dhe përmirëson gjendjet.
Ti nuk e di, Allahu pas kësaj mund të ofrojë rastin. Ai do të largojë brengat, të largojë pikëllimin dhe ta bëjë të afërt atë që është larg.
Në çdo moment Ai merret me diçka. Në çdo moment Ai dikujt ia largon brengën, ia falë mëkatet, i ofron furnizim, argëton të pikëlluarit, ushqen të uriturit dhe ua shuan etjen të eturve.
Kënaqësia vjen pas vështirësisë. Fatkeqësia pushon, problemi zgjidhet, nyja zgjidhet, rruga e humbur gjendet, të humburit kthehen dhe situata përmirësohet.
Pas vuajtjes Allahu jep lehtësim. Pas skamjes vjen pasuria, pas sëmundjes shëndeti, pas pikëllimin gëzimi, pas shiut dielli, pas telasheve qetësia dhe pas burgut liria.
Prandaj bëj durim. Shpirti do të gjejë qetësim, gjërat do të përmirësohen dhe kriza do të kalojë.
Dhe ke besim tek Ai që është i Gjalli dhe i Cili nuk vdes. Atëherë gjendja jote do të përmirësohet për së miri, shpirti yt të shikojë, pasuria të jetë e sigurt, sepse Lavdiploti të ruan, të mbron dhe të sjell të mira.
Na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mrekullueshëm është Ai. Ai gjithnjë mbron, shpëton, largon retë, falë mëkatet dhe pastron zemrat.
Ne do të japim fitore të sigurt. Allahu të orienton në Rrugë të drejtë, të ruan, të ndihmon, të ofron shumë favore dhe të mbron nga çdo e keqe.
Allahu të mbron nga njerëzit. Nuk mund të dëmtojë armiku, nuk mund të bëjë të padrejtë tirani. As mund të shkaktojë të keqe lakmitari.
Allahu është shumë i mirë ndaj teje. Ai të krijoi, të dha furnizim, të udhëzoi, të edukoi, të ruan, të ndihmon dhe mbron.
Çdo e mirë është nga Allahu. Ai krijoi dhe furnizoi gjithçka, na dha shikimin, dëgjimin, udhëzimin, shëndetin, ujin, ajrin, ushqimin, ilaçet, shtëpinë dhe veshmbathjen.
Kur kërkon diçka, kërko nga Allahu, do të vëresh se të ndihmon, të udhëzon, si dhe do të shohësh sa i mirë dhe i kujdesshëm është Ai.
Tek Allahu mbështetemi, tek Ai besojmë, të Dërguarin e Tij e pasojmë,  në rrugën e Tij tubohemi, andaj mos u pikëllo, Allahu është me ne.
Allahu me të vërtetë i ndihmon ata që e ndihmojnë Atë, do t’i lartësojë ata që e lartësojnë Atë, do të kujdeset për ta, do t’i mbrojë, kurse armiqtë e tyre do t’i poshtërojë.
“Tërë fuqia dhe pushteti janë vetëm të Allahut.” Vetëm Ai, me dëshirën dhe pushtetin e tij të ndihmon, ofron rrugëdalje, shpëton dhe drejton çdo gjë.
A nuk ia dhamë dy sy. Njeriu me ta shikon, lexon librin e gjithësisë, shikon bukuritë që e rrethojnë.
Edhe gjuhën edhe buzët. Kështu njeriu ka mundësi të flasë, të përhap të vërtetën dhe të shpreh mendimet dhe ndjenjat e veta.
Nëse bëheni mirënjohës, Ne do t’u japim edhe më shumë. Do të kuptoni më mirë, do të keni më shumë punë dhe fat, do të ndihmoheni dhe do t’u jepen shumë të mira.
Ai me bujari u mbulon me mëshirën e Vet, të dukshme dhe të padukshme. Ai të gjithë njerëzve u jep të mira, në fê dhe në jetë, në familje dhe në pasuri dhe gjithçka që shikoni.
Unë fatin tim ia besoj Allahut. Njeriu vuajtjet e veta duhet t’ia tregojë Allahut, Atij t’ia paraqesë gjendjen e vet, të mendojë mirë për Të, të mbështete tek Ai, të jetë i kënaqur me përcaktimin e Tij dhe të jetë i qetë sepse Ai është Zoti i tij.
Allahu është i mirë ndaj robërve të Tij. Kur kanë nevojë, Ai i ushqen. Kur janë të telashe, Ai i shpëton. Kur kërkojnë falje, Ai i falë. Kur sëmuren, Ai i shëron. Dhe kur janë të sprovë, Ai i mëshiron.
Mos e humbni shpresën te Allahu. Ai kurrë nuk i mbyll dyert e Veta, nuk i lëshon perdet. Thesaret e Tij janë të pashtershme dhe mirësia e Tij është e pafund.
A nuk i mjafton Allahu robit të Tij? Ai ia largon brengat dhe pikëllimin, e mbron nga armiqtë dhe e ruan nga çdo e keqe.
Dhe nga Allahu furnizim kërkoni. Te Ai ndodhen thesaret e pashtershëm, seharet e pafund, te Ai është çdo e mirë dhe Ai ka dëshirë të ndihmojë dhe të ofrojë.
Kush e beson Allahun e udhëzon zemrën e vet. Ai ia lehtëson vuajtjet, ia falë mëkatet, e qetëson, ia ndriçon rrugën dhe e ndihmon.
Kujtoni të mirat e Allahut ndaj jush. Keni qenë të vdekur dhe Ai ju ngjalli. Keni qenë të devijuar dhe u udhëzoi. Keni qenë të varfër dhe u bëri të pasur. Keni qenë të paditur dhe Ai u mësoi.
Sa herë je lutur për diçka dhe Ai të ka plotësuar. Sa herë ke pyetur dhe Ai të është përgjigjur. Sa herë ke qenë i pikëlluar dhe Ai të ka lehtësuar. Sa herë e ke thirrur dhe Ai të është përgjigjur.
Salavati dhe selami largojnë mëkatet dhe brengat, shërojnë zemrën, hapin dyert e diturisë dhe janë shkak për shumë të mira.
Më ftoni dhe Unë do të përgjigjem! Atij drejtohuni me lutje, Atij ia tregoni dëshirat dhe nevojat tuaja.
Ai i përgjigjet nevojtarit kur ka nevojë. E shpëton nga e keqja, ia lehtëson vuajtjet dhe ia plotëson lutjet.
Jepu skamnorëve dhe mos prit falënderim. Nëse të përgojojnë, mos u brengos, shpërblimi vjen nga Allahu.
Kur deti trazohet dhe anija lëkundet, detarët deklarojnë: “O Allah!” Kur njeriu humbet, ai thirr: “O Allah!” I arrestuari në burg lutet: “O Allah!” I sëmuri ofshan: “O Allah!”
Allahu është strehë për gjithçka. Tek Ai vijnë të gjitha gjërat, Atë e ftojnë dhe i luten të gjithë. Ai është gjiri për çdo gjë që ekziston.
Allahu është mbrojtje për ata që besojnë. Ua ndriçon rrugën, ua përmbushë dëshirat, i mbron nga mashtrimi dhe ua plotëson lutjet.
Tregoni butësi ndaj femrave, mirësi ndaj njerëzve, kujdes ndaj poetëve. Jini të mëshirshëm ndaj zemrës dhe shokëve tuaj.
Mos u zemëroni, harro gjërat e këqija, fale mëkatin ndaj teje dhe kalo mbi veprimet e këqija të njerëzve, do të meritosh dashurinë e tyre.
Mbaji dyert e hapura, mbaje dhomën të ndriçuar, mbaje zemrën të pushuar dhe të përkushtuar për mirësi dhe devocion dhe do të arrish sukses.
Mos u preokupo me gjërat e parëndësishme, vetëm do të lodhin. Mos kërko më shumë seç është nevoja, kjo do të jetë barrë. Gjëja më e mirë është mesatarja dhe maturia.
Mos fyej besimtarët, mos mendo si t’u bësh keq të tjerëve dhe mos pandeh se të gjithë mendojnë vetëm për ty. Gjithçka në gjithësi lundron në trajektoren e vet.
Ty të mjafton vetëm Allahu. Ai prish intrigat, largon kurthet dhe mposht armikun duke e bërë të pafuqishëm.
Ai ka lëshuar qetësim mbi besimtarët. Ka shuar zjarrin në gjokset e tyre, ka kthjelluar mendjet, ka qetësuar shpirtrat dhe u ka dhuruar qetësi.
Fjala e mirë është sadakë. Fjala e mirë gëzon shpirtin, lumturon zemrën, largon pikëllimin dhe sjell qetësi.
Buzëqeshja ndaj vëllait është sadakë. Fytyra është si titulli i librit, pasqyrë e zemrës dhe prijës i të gjitha ndjenjave dhe mendimeve.
Ti ua kthe me të mirë. Nëse armikut të keqen ia kthen me të mirë, ai do të mposhtet. Prandaj mos u hakmerr, bëhu i butë me fjalë, i mirë në sjellje dhe harro të keqen.
Kuranin nuk e shpallëm për të vuajtur. Kurani gëzon, sjell fat, qetëson shpirtrat, shpie në sukses dhe në Xhenet.
Dhe në fê nuk keni asgjë të vështirë. Feja është e thjeshtë dhe e lehtë, ilaç për kohë të vështira, qetësim për të humburit dhe pushim e prehje për të lodhurit.
Musai tha: Zoti im, zgjeroje gjoksin tim dhe lehtëso detyrën time. Ndriçoje rrugën time, ma mbush zemrën me udhëzim, më siguro sukses në këtë botë dhe shpërblim në ahiret.
Dhe gjithë çka është e mirë Ne do ta ofrojmë. Zotit falju me dashuri, për të lufto sinqerisht  dhe në gjithçka do të ndjesh kënaqësi si dhe të jesh i lumtur.
Allahu nuk e rëndon asnjërin përtej mundësive të tij. Përpiqu dhe shfrytëzo potencialin tënd sa të mundesh.
Zoti ynë, mos na ndëshko nëse harrojmë ose për atë që bëjmë pa dashje! Ne nganjëherë harrojmë, jemi të shkujdesur dhe të shfrenuar. Pra na fal, o Zoti ynë!
Zoti ynë, mos na ngarko me barrë siç i ke ngarkuar ata para nesh! Ne gabojmë dhe këtë nuk mund ta parandalojmë, por te Ti nxitojmë, për mirësinë Tënde shpresojmë dhe mëshirën Tënde e kërkojmë.
Zoti ynë, mos na lë në detyrime atë që nuk mund ta mbartim. Ne jemi të pafuqishëm dhe të dobët, shpirtrat tanë dhe zemrat tona lodhen shpejt, andaj ki mëshirë dhe na fal.
Na shlyej mëkatet tona! Në realitet, ne gabojmë shumë duke i shkaktuar vetes padrejtësi, ndërsa mëshira dhe mirësia Jote janë të pafund.
Dhe na fal. Vetëm Ti, falë mëkatet, fsheh të metat tona, kalon mbi vepra të ndryshme, sepse Tij je pakufishëm i mirë.
Dhe na mëshiro. Ti je Zoti ynë ndaj na ndihmo kundër popullit jobesimtar! Për shkak të mëshirës Tënde ne jemi të lumtur, atë e shpresojmë, sepse vetëm Ti pranon veprat dhe ndryshon gjendjet për së miri.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka ardhur si mëshirë për të gjitha botët. Ai ka falur shumë dhe ka qenë i mirë. Prandaj besimtarët duhet të jenë të mirë dhe të mëshirshëm. Besimtarët duhet të
ndihmojnë dhe të lehtësojnë, e jo të vështirësojnë, të mallkojnë dhe të dëbojnë njerëzit nga vetja.
Ruajuni nga teprimi! Përmbajuni sunetit, pasojeni atë dhe mos shpikni risi, lehtësoni dhe mos vështirësoni, jini të matur dhe mos nxitoni!
Umetit tim i është dhënë mëshirë e madhe. Këtë umet e mbron Zoti, prijësi i tyre është i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka fenë më të bukur dhe është komuniteti më i mirë me sheriatin më të drejtë.
Ai që është i kënaqur me Allahun si Zot, Islamin si fê dhe Muhamedin si të Dërguar, e kupton kënaqësinë e besimit. Këto janë bazat e kënaqësisë dhe kushtet për çdo sukses.
Ruaju mirë nga zemërimi sepse ajo është pikë e çdo brenge dhe e pikëllimi. Ajo shkatërron zemrën, mendjen dhe ndjenjat.
Kënaqësia sjell qetësi në zemër. Siguri, mëshirë dhe prehje. Ajo është kusht për jetë të mirë, të lumtur dhe gëzim.
Kënaqësia e mban zemrën të shëndoshë dhe e mbron nga sëmundjet si hidhërimi, mashtrimi, koprracia, mërzia dhe shqetësimi.
Kush është i kënaqur me Allahun, zemrën e ka plot dritë, besim, bindje, dashuri, siguri dhe sinqeritet.
Skamnori duhet të jetë durimtar sepse durimi është bazë e çdo shpëtimi dhe rrugëdalje.
I verbëri duhet të jetë i lumtur që Xheneti është kompensim për shikimin e tij, sepse Allahu i jep dritë në zemër dhe ai nuk shikon shumë gjëra të këqija që ndodhin në këtë botë.
I sëmuri duhet ta dijë se Allahu e pastron nga mëkatet dhe i përgatit shpërblim.
Përse të mendohet për të humburën dhe të mos kënaqet me atë që e kemi momentalisht? Vallë duhet harruar këtë të mirë për shkak të së kaluarës dhe të lakmojmë njerëzit, krahas të gjitha të mirave që të janë dhënë?
Sillu në këtë botë si i huaj. Një kothere bukë, një gllënjkë ujë, një rrobë e thjeshtë dhe pak ditë e net, ja çka është jetë jonë në këtë botë. I pasuri dhe i varfëri fund të njëjtë kanë.
Mbretërit varrosen afër shërbëtorëve, komandantët pranë ushtarëve të thjeshtë, të famshmit pranë të panjohurve, të fuqishmit pranë të dobëtëve. Por ata me vete bartin vepra të ndryshme dhe arrijnë shkallë të ndryshme.
Kur të vijë dita e re, gostite si një mysafir i denjë. Prite mirë, planifiko punët tua, kryej ato, mos e njollos ditën tënde me mëkate dhe brenga sepse ajo nuk do të kthehet kurrë më.
Kur të mendosh për të kaluarën, kjo le të gëzojë. Kur mendon për ditën e sotme, mendo për punë që duhet kryer dhe kjo do të gëzojë. Kur të mendosh për të nesërmen mendo për ëndrrat dhe dëshira e kjo do të gëzojë.
Jeta e gjatë sjell përvojë të pasur, shumë dituri dhe informacione. Çdo ditë që e jeton, ke dëgjuar një leksion nga jeta. Jeta e gjatë është bereqet vetëm për të mençurit.
Frika është e domosdoshme për të kujtuar të mirat e sigurisë, të themi lutje sinqerisht, të lëmë diskutimet dhe të bëhemi të vetëdijshëm për rreziqet e mëdha.
Edhe sëmundja është e domosdoshme, për të kujtuar të mirat e shëndetit dhe për të kuptuar sa të shkujdesur dhe mosmirënjohës jemi, si dhe kështu të pastrojmë zemrën tonë.
Jeta është shumë e shkurtër, prandaj mos e shkurto me telashe plotësuese. Vërtetësi ka pak, ndaj mos e rrëno me shpifje. Armiqtë janë të shumtë, kështu që mos i shto ende me sjellje të këqija.
Bëhu i zellshëm, si milingona sepse ajo kthehet shumë herë për një kashtë për shtëpinë e saj, vazhdimisht rrëzohet dhe pengohet, por kurrë nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë.
Bëhu si bleta sepse ajo ushqehet me gjëra të bukura dhe krijon ëmbëlsi. Kur zbret në një lule. Nuk e prishë atë e as nuk e thyen atë. Kurse prej saj merr vetëm atë që është e bukur.
Melekët nuk vizitojnë shtëpinë në të cilën ka qen, andaj si mund të hyjë në zemër qetësia dhe prehja nëse në të jetojnë qentë e pasionit dhe të makutërisë.
Largohu nga ndejat ku ka shumë grindje, sepse gjatë tyre feja shitet shumë lirë. Ato janë plot fjalë të paturp, mallkime dhe cenim të moralit.
Garoni në shoqërim. Jeta është vërtet garë sepse koha kalon shpejt, Dielli qarkullon, Hëna lundron, andaj mos rri në vend sepse karvani i jetës nuk pret.
Nxitoni! hidhu dhe nisu shpejt drejt gjërave të larta ku ka famë të vërtetë. Fitorja nuk të vjen në pjatë të praruar, por me mund, djersë, lot, pagjumësi, uri dhe probleme.
Djersa e punëtorit është më e pastër se aroma e mbretit. Britmat e punëtorëve janë më të bukura se këngët e të papunëve. Korja e bukës te njeriu i uritur është më e vlershme se të gjitha gostitë dhe ushqimet e shijshme.
Mallkimet drejtuar atyre që kanë sukses, janë vetëm nxitje për fitore, shenjë e epërsisë dhe e vlerës së tyre.
Prejardhja, titujt dhe diplomat nuk janë shenjë e suksesit dhe e zellit. Kjo arrihet me punë, mund, durim, vizion,
plan dhe vendosmëri.
Mos ik nga vështirësitë, ngase edhe deveja e re i kundërvihet luanit dhe nuk ik prej tij. Mos u anko nga vështirësitë, sepse mushka nuk pëllet kur është e ngarkuar. Mos hiq dorë nga qëllimi, sepse qeni e ndjek hajnin edhe nëpër flakë.
Mos u bëj kokëfortë dhe mos e impono mendimin tënd, por këshillohu, sepse dy janë më të ditur se një, siç janë dy litarë më të fortë se njëri.
Mos mendo se çdo kritikë që të bëhet është shenjë e armiqësisë, por mendo për të dhe shfrytëzoje për të përmirësuar diçka në vete. Kritika gjithnjë ka qenë më e mirë dhe më e dobishme se lavdërata.
Kush e kupton natyrën e njeriut është i qetë. Atë nuk e mashtron lavdërimi i tyre, nuk e shqetëson kritika, e as qortimi i tyre, sepse njerëzit zemërohen shpejt, kënaqen shpejt dhe i nënshtrohen pasioneve.
Mos mendo se vështirësitë do të pengojnë në realizimin e qëllimeve. Sa të verbër, të shurdhër, memecë, të gjymtë, të plagosur dhe të sëmurë kanë arritur sukses të madh në jetë? Nuk bëhet fjalë për trupin, porse për vizionin.
Me siguri në disa dëshira të paplotësuara dhe qëllime të parealizuara fshehët mirësia e Allahut ndaj teje, sepse Ai sheh dhe di atë që ne nuk e dimë.
Kur të godet një fatkeqësi, pranoje si një re pranvere që shpërndahet shpejt, të mos frikojnë vetëtimat e as bubullimat e saj, sepse ato kryesisht vetëm paralajmërojnë shi.
Çdo javë dil në sheti me familje në mënyrë që t’i njohësh fëmijët, ta përtëritësh jetën dhe të ikësh nga mërzia.
Kush nuk është i lumtur në shtëpinë e tij, nuk do të gjejë lumturi asgjëkund. Dije se shtëpia jote është vendi më i mirë për pushimin e shpirtit, qetësimin e zemrës dhe ikjes nga pikëllimi.
Gjurmët e diturisë dhe arsimimit mbesin përgjithnjë, posaçërisht kur këtë e mbartim tek të tjerët. Nga ana tjetër, gjurmët e atyre që janë në pozita janë kalimtare dhe të pavlera.
Nëse i dorëzohemi ëndërrimeve dhe iluzioneve, do të zhytemi në shumë telashe, vuajtje dhe pikëllim. Andaj, gjithnjë shiko mendimet tua dhe mos iu dorëzo fantazisë.
Nëse shoqërohesh shumë me njerëz, shpirti do të jetë i trazuar dhe mendja e turbulluar sepse dëgjon fjalë të kota, rri deri vonë pa dobi. Më mirë është të rrish vetëm, të bësh adhurim dhe t’i dorëzohesh shkencës.
Rruga më e ndershme është ajo që të shpie në xhami, më e sigurta është ajo që të shpie në shtëpi. Situata më e vështirë është kur je para sundimtarit, kurse gjendja më madhështore është kur i bën sexhde Zotit tënd.
Lexo Kuran, dëgjoje atë, bëj dhikër, jep sadakë dhe këshillo bukur, dhe zemra jote do të jetë e pastër dhe e qetë.
Stolisu me edukatë të mirë dhe veti fisnike, kjo është më mirë se zbukurimi i trupit dhe veshmbathja, sepse bukuria e shpirtit është më e mirë se bukuria e trupit.
Vepra e mirë, largimi nga e keqja dhe të menduarit është shumë më e mirë se njëmijë provokime.
Kur të shohësh se mijëra njerëz jetën e tyre e kanë çuar dëm në lojëra të ndryshme, argëtim, kotësi dhe gjëra të padobishme, falëndero Allahun për të mirat që t’i ka dhënë. I shëndoshi e ndjen të mirën kur e shikon të sëmurin.
Kur shikon një blasfemues, falënderoje Allahun për Islam. Kur shikon një mëkatar, falënderoje Allahun për devotshmëri. Kur të shohësh një injorant, falënderoje Allahun për dituri. Kur të shohësh dikë në sprovë, falënderoje Allahun për shëndet.
Dielli është krijuar për ty, prandaj ngrohu në rrezet e tij. Erërat janë krijuar për ty, andaj kënaqur në krahët e tyre. Lumenjtë janë krijuar për ty, ndaj shijo ujët e tyre. Frytet janë krijuar për ty, andaj gëzoji ato dhe falëndero sinqerisht Atë që t’i dha të gjitha këto.
I verbëri dëshiron të shikojë, i shurdhri të dëgjojë, invalidi të ecë, memeci të flasë, kurse ti shikon, dëgjon, ecë dhe flet.
Mos mendo se dikush është i kënaqur nga jeta. Kush ka shtëpi, nuk ka makinë, kush ka grua, nuk ka punë, kush është gurman nuk ka ushqim, kush ka ushqim, nuk guxon të hajë.
Xhamia është çarshi e ahiretit, libri është miku më i mirë, vepra e mirë shok i cili do të argëtojë në varr, edukata e mirë është kurorë, kurse fisnikëria veshja më e mirë.
Largohu nga librat argëtues, ngase ata janë plot mëkat dhe përmbajtje të paturp. Në ta ka helm për zemër dhe për ndërgjegje. Ata nuk kanë asnjë vlerë dhe mirësi. Për ty është më i mirë Kurani, i cili pastron dhe shëron shpirtin.
Kurrë mos merr vendime kur je i zemëruar, sepse do të pendohesh. Personi i zemëruar humb mendjen dhe nuk mund të mendojë drejt.
Pikëllimi nuk i kthen dot të zhdukurit. Frika nuk e përmirëson dot të ardhmen. Shqetësimi nuk sjell dot sukses. Shpirti i qetësuar dhe zemra e pastër janë krahë të lumturisë.
Mos prit nga njerëzit të respektojnë që ti t’i vlerësosh ata. Mos i fajëso për lëshimet tua, por fajëso vetveten. Nëse do të respektojnë të tjerët, respekto veten.
Njeriu që jeton kasolle, është i lumtur kur e kupton se edhe pallatet më të bukur rrënohen. Skamnori në veshje të grisur e ka lehtë kur e di se edhe rroba më e bukur nga mëndafshi vjetrohet.
Ai që e kënaq shpirtin e vet, e sëmur zemrën, është i humbur dhe i shqetësuar sepse shpirti nuk di kufijtë, është makut dhe i pangopur.
Ai që e humb djalin do të ketë një pallat në Xhenet. Ai që e humb postin në këtë botë do të ketë edhe më të mirë në ahiret.
Shpendit nuk i vjen ushqimi në çerdhe, luani nuk gjen ushqim në strofkën e vet, as milingona në vendbanimin e tij. Të gjitha ata kërkojnë dhe luftojnë për furnizim. Prandaj edhe ti kërko dhe lufto për vete.
Dhe mendojnë se çdo britmë është kundër tyre. Hipokritët vdesin para vdekjes, i frikëson çdo vështirësi, frikësohen nga çdo britmë, ngase zemrat i kanë të zbrazura, ndërsa shpirtrat e lodhur.
Kur Allahu ta cakton një gjendje, nuk dëshiron ta ndryshojë, sepse Ai e di më së miri. Nëse je i varfër, mos deklaro: Sikur të isha i pasur. Nëse sëmuresh, mos deklaro: Sikur të isha shëndosh.
Mund të ndodhë që shtyrja e udhëtimit është e mirë. Mund të ndodhë që skamja jote është e mirë. Mund të ndodhë që paaftësia jote është e mirë, sepse Ai e di, kurse ti nuk di.
Shkëmbi është më i fortë se druri, hekuri më i fortë se shkëmbi, zjarri është më i fortë se hekuri, ndërsa besimi është më i fortë se çdo shtrëngatë.
Çdo vuajtje që të godet është mësim që nuk e harron kurrë.
Suksesi lind në pikat e vështirësisë, të pikëllimit, të mundimit dhe të fatkeqësisë. Mossuksesi lind mbi pikat e përtacisë, të kotësisë dhe të shkujdesjes.
Ai që do të arrijë famë, pa besim, punë dhe mësim është njeri i pavlerë.
O Bilall, na relakso me namaz. Namazi është plot prehje dhe siguri. Ai e pushon shpirtin, e ngjall zemrën dhe largon çdo frikë dhe pikëllim.
Lum ai që e kalon natën, ndërsa njerëzit luten për të. Mjeri ai që kalon natën, ndërsa njerëzit e mallkojnë atë. I lumtur është ai që e duan zemrat, kurse është i humbur ai që e mallkojnë gjuhët.
Nëse nuk i ke bërë keq askujt dhe nuk ke qenë i pabindur ndaj Zotit, je shumë i lumtur.
Nëse nuk gjen drejtësi në këtë botë, ankohu në gjyqin e ahiretit. Aty ke melekët si dëshmitarë dhe Gjyqin më të drejtë.
Më kujtoni ju Mua, dhe Unë do t’u kujtoj juve. Sikur vetëm kjo të ishte vlera e dhikrit, do të mjaftonte. Paramendo madhështinë e të mirave kur të kujton Zoti yt, çfarë lumturie, nderi dhe pozite është!?!
Ji i lumtur, pastërtia është themel i besimit, ajo i largon mëkatet, i shlyen të gjitha të këqijat te ne dhe përgatitet për Zotin e tij.
Lum ti! Namazi të pastron nga mëkatet, të përmirëson gjendjen dhe të hap dyert e të gjitha gëzimeve.
Njeriu që i përkledh të tjerët dhe frikohet nga kritika e tyre është gjithnjë i gjallë në pikëllim dhe në vuajtje. Gara për famë dhe pushtet është armiku më i madh i lumturisë.
Për lumturi nuk mjaftojnë të menduarit dhe leksionet. Për të arritur atë duhet punuar, vepruar çdo minutë, orë dhe ditë.
Shumë gjinkalla e sulmojnë luanin dhe përpiqen ta dëmtojnë, por ai as që ua vë veshin sepse ka qëllime më të larta.
Shpërfille pesimistin, ti ia tregon lulen, kurse ai ty ferrën. I jep ujë, kurse ai e vëren se është i papastër. Ti i flet për bukurinë e diellit, kurse ai të ankohet për vapën e tij.
A e dëshiron lumturinë sinqerisht? Nuk duhet shkuar larg, ajo është në ty, në mendimet tua, në imagjinatën, vullnetin dhe zemrën përplot shkëlqim dhe shpresë.
Lumturia është si aroma e cila përhapet kudo dhe joshë gjithçka përqark.
Fatkeqësia jonë është në faktin që frikohemi nga diçka tjetër përveç Allahut dhe atë me qindra herë gjatë ditës. Frikohemi të mos vonohemi, të mos gabojmë, të mos jemi shumë të shpejtë, se do të zemërohet dikush me ne, se dikush mund të dyshojë tek ne etj.
Shumë njerëz mendojnë se të gjitha gëzimet janë kalimtare, kurse pikëllimi është i përhershëm. Ata besojnë në vdekjen e gëzimit, ndërsa e mohojnë vdekjen e pikëllimit.
Disa peshq, ndonëse jetojnë në oqean, mendojnë se ndodhen në një gotë të vogël. Kështu edhe ne, që ndodhemi në botën e besimit dhe të imanit, shpirtin tonë e rrethojmë me pikëllim dhe brenga.
Jeta është fisnike. Mirëpo, vetëm meritorët fitojnë shpërblim. Dikujt jeta i buzëqesh, gjersa ai vuan dhe pikëllohet, i tilli nuk meriton amshim.
Gjuetari kishte zënë një pëllumb dhe e kishte vënë në kafaz. Pëllumbi menjëherë kishte filluar të këndojë. Gjuetari ishte befasuar me këtë dhe e kishte pyetur: A është kjo koha për këngë? Unë pres shpëtimin çdo moment, ishte përgjigjur pëllumbi.
Një njeriut të mençur i thanë: “Ti je shumë i ditur, përse nuk shkon te një sundimtar? Ai me siguri do të nderonte me kupa të praruara.”
Kam frikë të mos ma shkurtojë kokën kur të zemërohet dhe ta vendosë pikërisht në njërën prej këtyre kupave dhe t’ia dhurojë gruas sime., ishte përgjigjur njeriu i mençur.
Dëgjon lehjen e qenit, por nuk e dëgjon gugatjen e pëllumbit. Ankohesh për errësirë dhe natë, ndërsa nuk vëren në të yje dhe hënën. Ankohesh për zukamën e bletëve, ndërsa harron mjaltin e ëmbël që e han. Përse?
Babai yt Ademi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte penduar para Allahut, andaj Ai e zgjodhi, e pastroi dhe udhëzoi. Prej tij rrjedhin shumë të Dërguar, profetë, evlia dhe dijetarë, kështu që Ademi u bë më i njohur pas mëkatit se para tij.
Nuhu (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), iu lut Zotit të vet gjatë përmbytjes tmerruese dhe ai e shpëtoi sa çel e mbyllë sytë, ndërsa të degjeneruarit u shkatërruan.
Junusi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte në thellësitë më të errëta të detit dhe u pendua sinqerisht dhe i pranoi mëkatet, pastaj i erdhi shpëtimi.
Davudi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte mbytur në lot për shkak të mëkatit që kishte bërë, andaj iu pranuar pendimi.
Nëse ndodhesh në telashe të mëdha, nëse të ka shtypur ndonjë vuajtje dhe fatkeqësi, prit shpëtim dhe rrugëdalje.
Duhet pasur kufi në kërkesat e kësaj bote dhe të kënaqesh me to, për shembull, me shtëpinë, punën dhe makinën, ngase shpirti është i pangopur dhe ta ngopësh atë do të thotë të nisesh në rrugë të shkatërrimit.
Ne njeriun e krijuam të përpiqet. Ky është ligj që vlen për të gjithë njerëzit dhe nuk ndryshon. Duhet të përpiqemi për të pasur sukses në jetë dhe t’i realizojmë qëllimet tona.
Njerëzit të cilët pjesën e tyre e kalojnë në lojëra, argëtime dhe kotësi, mendojnë se do të kënaqin shpirtin e vet. Ata nuk janë të vetëdijshëm çfarë çmimi të lartë dhe të rëndë do të paguajnë për këtë, sepse njeriu është qenie e mesit, e maturisë midis punës serioze, zellit, argëtimit dhe pushimit.
Lirohu nga gjërat e tepërta në jetë, duke filluar nga letrat në xhepat e tu ose në tavolinë, sepse gjithçka që është tej mase është e dëmshme.
Shokët e të Dërguarit (Allahu qoftë i kënaqur me ta), kanë qenë njerëzit më të lumtur sepse nuk i janë dorëzuar argëtimit, fantazisë dhe bjerrakohës. Atyre u interesonin gjërat bazë dhe ishin të përkushtuar në realizimin e aspiratave të larta.
Njeriu duhet të jetë i përqendruar, i përmbajtur dhe zemër-qetë kur është në adhurim. Dituria pa arsye nuk ka vlerë, si edhe namazi pa devocion dhe leximi pa thellim në tekst.
Gratë e ndershme janë për njerëz të ndershëm... Bamirësit kanë bashkëshorte të ndershme, fjalë të bukura, dituri të lartë dhe edukatë të mirë. Kështu lumturia e tyre është e plotë dhe ata janë njerëz të lumtur.
Të cilët e përmbajnë zemërimin... Besimtarët mund të zemërohen në vete, mirëpo ndryshimet tek ata ti nuk i vëren, ata janë më të pikëlluar për shkak të mallkimit, të gënjeshtrës dhe të shqetësimit të cilat ua shkaktojnë armiqtë
Dhe ua falin njerëzve... Ata janë shumë mëshirues ndaj shokëve, zemërgjerë kur dikush u shkakton një të keqe, ata jo vetëm që falin por ua kthejnë me të mirë.
Kurse Allahu i do ata që kryejnë vepra të mira... Bamirësit ua falin njerëzve, u ndihmojnë atyre në të gjitha mënyrat e mundshme sepse ndodhen në nivelin më të lartë.
Mbaj mend gjërat që të gëzojnë, shëno momentet e lumtura. Shiko nëse është bisedë me njerëz të caktuar, apo vizitë e një vendi, ndonjë punë apo të ngjashme. Nëse je ngopur nga disa gjëra ose mendon se janë bërë rutinë në jetën tënde, këtë shënoje në listë. Pas një jave do të kesh një listë gjërash që të lumturojnë.
Pasi t’i kesh kuptuar gjërat që të lumturojnë, largohu nga të gjitha situatat dhe gjërat që nuk të sjellin kënaqësi. Jeto me gjërat e lumtura, ndërsa harro ato të pikëlluara.
Kënaqu me shpirtin tënd dhe laramaninë e tij. Më e rëndësishme është që çdo punë të përfundojë për kënaqësinë tënde, të besosh në vete dhe në sjelljen tënde. Mos u brengos për kritikat gjersa je në Rrugë të drejtë. Lumturia ik kur i dorëzohesh dyshimeve dhe mëkateve.
Bëj mirë dhe ji në shërbim të tjerëve. Kurrë mos u izolo nga të gjithë sepse vetëizolimi është burim i pikëllimit, i vuajtjes dhe i fatkeqësisë. Rri me familjen dhe njerëzit tu, ua bën ndonjë të mirë, u ndihmon, sepse kjo me të vërtetë të shëron dhe të rilind.
Merru gjithnjë me diçka, le të jetë shpirti gjithnjë i preokupuar me diçka. Shfrytëzo potencialin dhe afinitetin tënd tërësisht. Punët e ndryshme do ta kënaqin shpirtin. Nga ana tjetër, përtacia sjell vetëm shkatërrim.
Lufto kundër çdo fatkeqësie dhe pikëllimi, nëse dikush të shqetëson, ngritu dhe bëj diçka, do të shohësh se si ndryshon gjendja. Këtu posaçërisht ndihmon sporti ose udhëtimi me miq.
Mos u merakos nëse nuk e kryen një punë, duhet ditur se punët e mëdha nuk mund të kryhen shpejt. Disa njerëz punojnë nga njëzet vjet e më shumë, e sërish nuk e përfundojnë atë që e planifikojnë. Disa njerëz, janë perfeksionistë dhe nuk ndjehen mirë gjersa puna të mos mbarojë. Ne na mbetet të përpiqemi dhe të punojmë pa ndërpre, ndërsa rezultati përfundimtar nuk është duart tona.
Mos e tepro në gara. Kurë mos e shpenzo deri në fund trupin dhe shpirtin tënd, posaçërisht nëse nuk bën diçka të veçantë.
Mos i ndrydh ndjenjat! Dua të them se çdo pengim dhe fshehje e ndjenjave shkakton vuajtje dhe depresion.
Mos e mbart pikëllimin e tjetrit. Njerëzit shpesh pikëllohen dhe qajnë për shkak të mëkateve, të gabimeve dhe fatkeqësive të tjerëve, ndonëse me këtë nuk kanë kurrfarë lidhje. Secili është përgjegjës për vete. Dhe asnjë mëkatar nuk do ta mbart mëkatin e huaj.
Merr vendime të sigurta. Ai që mëdyshet dhe shtyhet në sjelljen e vendimeve ngadalë zhytet në skëterrë. Të tillët ia marrin vetes shumë kohë të lumtur. Marrja e shpejtë dhe e sigurt e vendimeve nuk e përjashton shqyrtimin, analizën dhe ndryshimin e tij.
Kupto fuqinë tënde. Kur dëshiron të bësh diçka, kujto thënien: Allahu e mëshiroftë njeriun i cili e din sa mund të bëjë. Kur i ke pesëdhjetë vjet dhe dëshiron të trajnohesh në ndonjë sport, mos mendo për futbollin, por notin, shëtitjen dhe tenisin.
Nëse e njeh veten. Do ta kuptosh edhe çka mund të bësh.
Bëhu i matur në punë. Puno kohë pas kohe, me pauza. Grekët e lashtë besonin se njeriu nuk mund të ekzistojë nëse ia ndalon vetes kohën për argëtim dhe pushim.
Ji i gatshëm për aventura të ndryshme. Çdo njeri do të duhej të mendojë dhe të përgatitet për situata të rënda. Kështu, për shembull, mëso të notosh për të shpëtuar nga përmbytja dhe fundosja.
Të gjitha portat do të hapen, të gjithë drynat do të çilen, të gjitha nyjet do të zgjidhen dhe e largëta do të afrohet. Por gjithçka në kohën e vet.
Dhe ndihmoni veten me namaz dhe durim. Këto dy gjëra janë gurrë e jetës, furnizimi më i mirë, portë e shpresës dhe çelës i shpëtimit. Kush i përkushtohet namazit dhe durimit, ka fituar.
Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me të), është rrahur me kamxhik, është torturuar dhe persekutuar në mënyra të ndryshme, por nuk pushoi së deklaruari: Një, Një... Ai e dinte përmendësh suren Ihlas. Megjithatë, kur të hyjë në Xhenet, do të shohë sa pak është ajo që ka sakrifikuar në krahasim me shpërblimin të cilin ia ka përgatitur Allahu.
Çka është kjo jetë? A është rrobë të cilën e paguajmë shtrenjtë dhe në të ndjehemi mirë ose nuk e përdorim fare? A është një grua e bukur e cila na dërmon zemrën, apo para që grumbullon dhe bëhesh rojtar i tyre? A mund të përkufizohet në këtë gjithë lumturia e kësaj bote?
Secili njeri i mençur kërkon lumturi në dituri, para ose famë. Megjithatë, besimtari është më i lumturi sepse lumturia e tij zgjat përjetë.
Lumturia është shpëtim nga sëmundjet e zemrës si dyshimi, mosbesimi, zemërimi, pasioni dhe epshi.
Më të mençurit janë ata që janë më të kujdesshmit. Ata kujdesen mirë për fjalët dhe veprat e veta dhe kështu fitojnë qetësim të papërshkruar.
Merr çka të dhurohet dhe ji mirënjohës. Kënaqu me atë që ke, shfrytëzo afinitetin tënd, puno vetëm për dobi dhe për të gjitha këto falëndero Allahun.
Mos e kalo tërë ditën në lexim, studim, shkrim dhe mësim. Bëj edhe punë të ndryshme sepse kjo e gëzon shpirtin.
Kufijt e tu kohorë le të jenë namazet dhe ata le ta përcaktojnë kohën. Pas çdo namazi vendos çka do të bësh prej veprave të mira.
Për njeriun më e mirë është ajo që i ka përcaktuar Zoti, sepse Ai di më mirë dhe është më i mëshirshëm se nëna e vet. Njeriu duhet të pajtohet me përcaktimin, që çështjet e tij t’ia besojë Allahut dhe që Ai të jetë i kënaqur me gjithçka.
Njeriu është i dobët, i pafuqishëm dhe i kufizuar dhe i din vetëm manifestimet e jashtme të gjërave. E fshehta ndodhet tek Allahu. Kujto sa fatkeqësi janë shndërruar në diçka të dobishme. Ku ta dish, mund të ndodh që në sprovë ka një të mirë.
Babai ynë Ademi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e hëngri frytin e ndaluar, bëri mëkat duke thyer urdhrin e Allahut dhe për këtë u flak në Tokë. Shikuar sipërfaqësisht, Ademi ka lënë anash diç të mirë dhe të drejtë për shkak të një të keqe dhe është zhytur në telashe dhe sprova. Mirëpo, fundi fshehë shumë të mira. Allahu ia fali, e udhëzoi dhe e dalloi duke e bërë të Dërguar. Prej tij rrjedhin shumë të Dërguar, dijetarë, njerëz të mirë, shehidë, muxhahidë dhe besimtarë. Pra, madhëruar qoftë Allahu i Madhërishëm. "Dhe ne thamë:‘O Adem, jetoni ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe hani në të sa të doni dhe prej nga të doni, por kësaj peme mos iu afroni dhe t’i bëni padrejtësi vetvetes!’ Dhe shejtani i shtyri që për shkak të pemës të pësojnë dhe t’i nxjerrë nga ajo ku ishin. ‘Zbritni!’ u thamë ne, ‘do të jeni armiq të njëri tjetrit, kurse në Tokë do të qëndroni dhe të jetoni një kohë të caktuar!’ Dhe Ademi pranoi disa fjalë nga Zoti i vet, pastaj Ai e fali; Ai, me të vërtetë pranon pendimin, Ai është mëshiruesi."[3]  Gjendja e tij parësore ishte gjendje e kënaqësisë, e ushqimit dhe e pijes. Pas zbritjes në Tokë, pendimit, faljes dhe profecisë, kaloi në gjendje më të lartë.
Davudi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), mëkatoi dhe u pendua më pas duke u larë në lot, e kjo i solli atij të mira të shumta. Ai e pranoi njëmend Zotin dhe iu dorëzua Atij me nënshtrim, me përulje dhe sinqerisht, e ky është kuptimi i vërtetë i adhurimit. Kusht i adhurimit është përsosmëria e përkorës vetjake, devocionit dhe e përuljes para Allahut. “Sa e çuditshme është gjendje e besimtarit!! Çdo gjë e caktuar nga Allahu për të është e mirë!” duke komentuar këtë hadith, Ibën Tejmie deklaron se kjo ka të bëjë edhe me mëkatin nëse pas tij vjen pendimi i sinqertë dhe kërkimi i faljes.
Shembulli më i mirë dhe më i çuditshëm është i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i cili nga çdo fatkeqësi dhe sprovë ka nxjerrë dobi. Populli i tij e ndoqi, e persekutoi dhe e luftoi, andaj ky vend u bë skenë e luftës në emrin e Allahut, ndihmës së Tij dhe flijimit për Të. Këto lufta sollën fitore për besimtarët, në të muslimanët vdiqën si shehidë dhe pasues të bukurive të Xhenetit. Sikur të mos ishin këto përpjekje dhe luftëra, ne nuk do të shijonim dhe gëzonim këtë mirësi të madhe. Kur i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), u ndoq, kjo qe një e keqe dhe fatkeqësi e madhe, por siguroi vendosjen e komunitetit dhe të shtetit Islam, gjegjësisht mirësi dhe lumturi të madhe. Besimtarët patën ndihmës, u tërhoq qartë vija midis besimit dhe mosbesimit, dolën në shesh besimtarët e vërtetë që u flijuan dhe i braktisën jobesimtarët. Kur besimtarët dhe i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), pësuan humbje, kjo u duk një fatkeqësi e madhe dhe e përjetuan rëndë të gjithë besimtarët, por krejt kjo kishte si rezultat një të mirë të madhe. Vdiqën shumë dinjitarët të Islamit, si Hamzai (Allahu qoftë i kënaqur me të), Mus’abi, Abdullah ibën Amri. Në Uhud u zbuluan dhe u damkosën hipokritët.
Kush e njeh dhe beson përcaktimin e pafund të Allahut, gjithçka do ta përjetojë më lehtë. Ai do të kërkojë në këtë mirësinë e Allahut, butësinë, fisnikërinë, bujarinë dhe mirësinë e Tij ndaj robërve, sepse Ai e din çka është më mirë për ta. Kjo largon pikëllimin, sjell qetësi në shpirt dhe në zemër. Njeriu i tillë nuk zemërohet, e as tërbohet, e as do të kundërshtojë por do të falënderojë dhe durojë. Atë e pret përfundim i bukur dhe shumë të mira.
Nuhu (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte sprovuar dhe shqetësuar 950 vjet në misionin e tij të thirrjes në të mirë dhe duronte, duke pritur shpërblimin dhe vazhdonte të ftonte njerëzit ditë e natë, duke iu lutur Allahut Një, fshehtas dhe haptas, gjersa Allahu nuk i shkatërroi armiqtë e tij me përmbytje, kurse atë e shpëtoi.
Ibrahimin  (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e hodhën në zjarr, mirëpo Allahu e bëri zjarrin të ftohtë dhe shpëtim për të. E mbrojti nga Nemrudi dhe e ndihmoi ashtu që mbeti shembull për të gjithë besimtarët përgjithmonë, si edhe feja e tij.
Musai (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), u persekutua dhe u torturua nga faraoni në mënyra të shumta. Ai e keqtrajtonte nënën e Musait, familjen e tij dhe të tërë popullin e tij. Megjithatë, Allahu e ndihmoi. Shkopi i tij gëlltiti të gjithë fanitet e magjistarëve, para tij u nda deti dhe Allahu shkatërroi dhe poshtëroi armiqtë e tij.
Isa (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), u luftua nga bijtë e Israilit, e ofendonin atë, e njollosnin reputacionin e tij dhe të nënës së tij si dhe të mesazhit të tij, u munduan ta vrisnin kështu që e shpëtoi Allahu duke e ngritur tek Ai, e ndihmoi me fitore të sigurtë ndërsa armiqtë e tij i la të jenë të humbur krejtësisht.
Të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e torturuan jobesimtarët dhe idhujtarët. Ai kaloi nëpër tortura të ndryshme. E gënjyen, e mallkuan, e rrahën, e dëbuan, e shpallën të çmendur, magjistar, poet dhe deshën ta vrasin. Vranë miqtë e tij, i torturuan familjarët, i burgosën gruan, atë dhe ithtarët e tij i izoluan ekonomikisht dhe i persekutuan në mënyra të shumta. Nuk ka krizë nëpër të cilën kaloi i Dërguari ynë i dashur, e të cilën nuk e tejkaloi. Të kujtojmë vitin e pikëllimit, të izolimit ekonomik, të ngrënies së rrënjëve të pemëve, të vdekjes së xhaxhait, pastaj të të bijve, të disfatës në Uhud, të plagosjes, të vrasjes së Hamzait (Allahu qoftë i kënaqur me të), të tradhtisë, të urisë për shkak të së cilës lidhte gurë në stomak, të ditëve pa një kothere buke dhe hurma të kalbura. Këto vuajtje, gjithsesi, ishin të mëdha dhe të rënda; shokët më të afërt i vdisnin, ishin të frikësuar, por krejt kjo përfundoi mirë dhe përfitim për muslimanët dhe komunitetin. I erdhi fitorja dhe ndihma e Allahut, armiqtë u mposhtën dhe u poshtëruan dhe Allahu e përmbushi qëllimin e vet, por shumica e njerëzve këtë nuk e dinë.
Të kujtojmë Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të), dhe vuajtjet e tij. Ai flijoi emrin e vet e dha shtëpinë si dhe gjithë çka kishte në rrugë të Allahut dhe në fund ngadhënjeu me zemrën e vet të sinqertë.
Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të), u vra me thikë gjersa ndodhej në mihrab, pasi kishte kaluar një jetë plot me flijime, luftëra dhe privime. Njihet për drejtësinë e tij.
Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), është therë gjersa po këndonte Kuran. Shpirtin e tij e dha në rrugë drejt qëllimeve të shenjta dhe fisnike.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), është vrarë në xhami pasi dëshmoi me shembullin e ndritur si flijohet dhe luftohet për fê dhe drejtësi.
Husein ibën Ali (Allahu qoftë i kënaqur me të), gjithashtu është nderuar me shehadet. Është vrarë nga armiqtë e Islamit.
Seid ibën Xhubejri (Allahu e mëshiroftë), ka qenë dijetar i njohur dhe asket. E vrau Haxhaxhi dhe kështu mori mbi vete mëkatet e tij.
Ibën Zubejri (Allahu e mëshiroftë), është nderuar me shehadet në Haremin e shenjtë. Edhe atë e ka vrarë Haxhaxhi i padrejtë.
Ahmed ibën Hanbeli (Allahu e mëshiroftë), prijës i pasuesve të sunetit dhe të xhematit, është burgosur dhe rrahur pa të drejtë.
Ahmed ibën Nasr el-Hazai (Allahu e mëshiroftë), është vrarë vetëm ngase e fliste të vërtetën, ndërsa ishte imam dhe dijetar i madh.
Dijetari i mirënjohur Ibën Temije (Allahu e mëshiroftë), është burgosur dhe i është ndaluar çdo kontakt me familjen, shtëpinë dhe librat, por Allahu bëri që emri i tij të jetë i njohur.
Imam Ebu Hanife (Allahu e mëshiroftë), është rrahur me kamxhik nga kalifi Xhafer el-Mensuri.
Seid ibën Musejebi (Allahu e mëshiroftë), dijetar i njohur dhe besimtar i devotshëm, është rrahur nga udhëheqësi i Medinës.
Malik ibën Enesi (Allahu e mëshiroftë), është rrahur publikisht para valiut të qytetit.
Abdullah ibën Avni (Allahu e mëshiroftë), dijetar i njohur në lëmin e hadithit, është torturuar dhe rrahur nga Bilal ibën Ebu Burde.
Sikur do të numëronim të gjithë njerëzit e mirë që janë torturuar, që janë rrahur dhe që janë ndëshkuar në mënyra të ndryshme, nuk do të kishim mjaft hapësirë dhe kohë për ta bërë këtë. Prandaj do të mjaftohemi me këta që i përmendëm.

 

Ç‘ka qenë e shkruar, ç’do bëhet, s’e kemi në dorë,
ti jeton vetëm një orë.

Të gjitha të mirat e Allahut kalojnë,
shpejt si një vezullim.

Përse qan dhe shpëtimin nuk e mendon,
përcaktimin e Allahut se kujton?

 Nuk është i përjetshëm asnjë gëzim,
nuk e kthen të humburin asnjë pikëllim.

Dhikri është shkalla më e lartë në dynja,
mik më të mirë se libri në çdo kohë nuk ka.

 Ndoqa pasionin tim dhe më bëri rob,
sikur të isha i kënaqur, do të lundroja detit të lirisë.

 
Fati im, nëse ke ende mjerime,
m`i sill, shpirti do t’i shijojë.

 
Mund të ndodhë që pas rrugës së gjatë nata,
do na shpjerë në flladin e miqësisë.

 Kur njerëzit ta mbyllin derën, kur e mira tretet,
do të mjaftojë në tokë ajo që pa ta mbetet.

Pyet atë që kundërshton fatin,
a ndjen gjë pos poshtërimit?

Nuk pikëllohem për atë që s’është më,
as për të kaluarën nuk kam mall.

Lere fatin të shkojë rrugës së vet,
vetëm për të njerëzit kujdesen.

Mes çdo lëvizje sysh,
Allahu  gjendjet na ndërron.

Kur je humbur në pikëllim,
atëherë je më afër shpëtimit.

Gjërat më të mira janë ato,
që kanë në vete gëzim.

Sa herë ke rënë në provë dhe të kanë kapluar vuajtjet,
ke qenë fatkeq për shkak të mirësisë që Allahu ta zgjodhi ty.

Do përfundojë në vuajtje ai që spiunon njerëzit,
sukses do të ketë vetëm ai që nuk interesohet për të metat e tjerëve.

Merre Allahun për mik,
lere anash njeriun.

Sa yje lundrojnë në qiell
dhe sërish dielli ose hëna i mbulojnë.

Një kothere bukë që e han në shëndet,
një gurç uji të freskët që e pi.

Një dhomë e ngushtë, por aty shpirti prehet,
mus’hafi që të shpie në Rrugë të drejtë.

Krejt është më mirë se jeta në saraje luksoze,
në të cilët banon zjarri i pashuar.

Kur Allahu do që një e mirë e dikujt të publikohet,
lere ta bëjnë gjuhët e ziliqarëve.

Që zjarri i vuajtjes të mos djeg,
kurrë nuk do të kuptoje shijen e të mirës.

Sado që lakmitarët më qortojnë,
unë do të mbetem gjithnjë dënimi.

Mund të ndodhë që vuajtja me të cilën fle,
të sjelle shumë të rami në agim.

Kur gjendesh në vështirësi, shpreso për rrugëdalje,
sepse shpëtimi është më i miri kur është më i vështirë.

Shpirti im ka rënë në pikëllim,
edhe lotët kanë pikuar.

Befas, errësirat janë shtrirë,
dhe pas prapësisë ka shpëtim.

 Nganjëherë jemi të zgjuar, nganjëherë ëndërrojmë,
nganjëherë jemi plot të mira, nganjëherë s’kemi gjë.

Largo të gjitha brengat dhe shqetësimet,
kjo mund të shpie në marrëzi.

Nëse Allahu të mjaftoi dje,
me siguri kështu do jetë edhe nesër.

 Të kujtova kur fatkeqësia pis si nata më dogji,
kur tenda e pluhurosur mbuloi fytyrën e kohës.

Emrin tënd kur e thash, shpirti m’u këput,
dhe çdo brengë mu hoq vrik.

Netët e mia pa gjumë, dijeni se kërkimi i diturisë,
më është më i dashur se gjithë pasuritë dhe devetë.

 Të gjitha shqetësimet e mia për të zgjidhur diçka,
më pëlqejnë më shumë se pijet që m`i ka ëndja shumë.

 Pëshpëritjet e penës sime mbi letër,
janë më të mira se gjithë çka pëshpëritin ashikët.

Më shumë e dua zhurmën e shfletimit të fletëve,
se tingullin e defeve dhe duartrokitjen e vajzave.

O ti që do të arrish në këtë nivel,
dije se palmat dallojnë sipas lartësisë.

Vallë a do të më arrish,
ndërsa unë rri zgjuar netëve që ti i kalon në gjumë.

 Kur djali mësohet me luftë kundër fatit,
çdo vuajtje në jetë i bëhet e lehtë.

Për këtë botë derdhim lot,
po kush ka mbetur në të bashkë?

Ku janë mbretërit krenarë e fuqiplotë persianë,
ata dhe thesaret e pasurive të tyre pa gjurmë janë tretur?

Të gjithë që janë mburrur në këtë botë,
në fund mbaruan në varr të ngushtë.

Tani janë të shurdhër kur i ftojmë,
sikur nuk dinë të përgjigjen dot.

Ka dhembje të cilat njeriun e hedhin në cep të forcës,
ndërsa te Allahu ndodhen çelësat e të gjithë problemeve.

 

Na mundojnë vuajtjet dhe kur mendojmë se s’ka rrugëdalje,
Zoti na dhuron shpëtim nga mëshira e Tij e pafund.

Pavarësisht nëse kohën e ke qortuar,
fati rrjedh si është shkruar.

 Vjen errësira dhe sërish drita depërton,
dhe të gjitha hijet në moment i harron.

Të gjitha pasuritë zhduken dhe treten,
vetëm kujtimi për to mbetet.

Ç’i duhen njeriut thesaret me shkëlqim,
nëse zemra i vdes në pikëllim.

Pasuritë nuk na sollën famë ndër të afërm,
ndërsa skamja nuk na ndau me miq.

Nuk ka fat në grumbullimin e parave,
i lumtur i vërtetë është vetëm i devotshmi.

 

 



[1] Bekare, 60.

[2] Bekare, 148.

[3] Bekare, 35-37.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com